Loading...

Çfarë është Forumi i Davosit, si lindi ideja dhe çfarë vendimesh merren

large_lcDmzyos8eG9mkr56ZV-JlycjMfiL-jMr9IIIKUrRr4.jpg

Javën e ardhshme zhvillon punimet forumi ekonomik botëror në Davos. Në këtë forum pritet të ketë pjesëmarrje të nivelit të lartë edhe nga Shqipëri.

Por çfarë është Davos?

Është një vend i vogël në Alpet zvicerane, 92 milje larg Zyrihut. Pjesën më të madhe të vitit është i mbushur me udhëtarë e skiatorë. Një fakt pak i njohur është se ai është qyteti në lartësinë më të madhe në Europë.

Një herë në vit, për një javë në janar është shtëpia e “World Economic Forum”.

“World Economic Forum”-Forumi Ekonomik Botëror?

Emër lehtësisht i kapshëm sot megjithatë, fillimisht ishte emërtuar “European Management Forum-Forumi Europian i Manaxhimit”.

Është një event që bashkon liderët e biznesit në botë, udhëheqës shtetesh, ekonomistë, politikanë e madje dhe njerëz të famshëm të artit.

Davos 2018?

Zyrtarisht këtë vit nis nga 23 janari e megjithatë përgatitjet janë bërë më herët.

Si shkohet atje?

Disa pjesëmarrës, sidomos liderët më të rëndësishëm të botës shkojnë me helikopter apo avion privat.

Po ashtu, ka autobusë nga aeroporti i Zyrihut dhe trena të ndryshëm që të ofrojnë edhe mundësinë që të shijosh panoramën piktoreske të rrugës që të shpie atje.

Çfarë ndodh?

Në thelb, është një konferencë. Por është shumë më shumë se aq. Ka panele diskutimi dhe fjalime apo intervista, gjëra që nuk i gjen zakonisht nëpër konferenca normale.

Por ka edhe takime (pas skene) mes liderëve të botës se shefave të korporatave, ashtu sikurse edhe të drejtuesve të bankave; takime e biseda të cilët shumica nuk raportohen.

Për çfarë do të diskutojnë?

“Word Economic Forum” nisi në 1971 kur profesor Klaus Schwab i “University of Geneva” bashkoi liderët e biznesit europian për të diskutuar mbipraktikat e manaxhimit global dhe se si mund të konkurrohej me rivalët amerikanë.

Për herë të parë, në 1974 në forum u ftuan liderët politikë. Në vitin 1987, takimi u emërtua ‘World Economic Forum’ pasi profesor Schwab vendosi t’i ndryshojë emrin forumit.

Gjithçka nisi nga këtu dhe çdo vit, ka tema zyrtare që shtrohen për diskutim mes forumit dhe anëtarëve të tij, ashtu sikurse ka diskutime mes ekonomistëve dhe gazetarëve.

Tema e vitit 2018 është: “Krijimi i të ardhmes së përbashkët në një botë të copëtuar”. Do të kërkohet për rrugë që riafirmojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha si siguria ndërkombëtare, zhvillimi dhe ekonomia globale.

Por në realitet, këto tema kanë tendencën të lihen në hije për shkak të njerëzve që pritet të marrin pjesë atje.

Komentet
Top