Loading...

Çfarë pozicioni fleni tregon rreth personalitetit tuaj?

Pozita-e-gjumit.jpg

Pozita në të cilën më së shpeshti fleni mund të zbulojë disa gjëra për karakterin tuaj. Gjejeni pozën tuaj sipas ilustrimeve dhe lexoni për secilën se çfarë do të thotë ajo.

Pozita trung

Njerëzit, të cilët këtë e kanë pozë të dashur gjatë fjetjes janë gjithçka tjetër, pos të ngrutëm ndonëse kjo mund të duket në shikim të parë. Janë shumë shoqërorë dhe të shlirshëm. Me dëshirë do të flasin me çfarëdo lloj njerëzish dhe dëshirojnë të jenë në turmë, të rrethuar me të tjerët, Ata, po ashtu, janë njerëz të besueshë, e ndonjëeherë mund të jenë edhe naivë.

Pozita trung

Pozita dëshiruese

Sipas disa studimeve, njërëzit me prirje për këtë pozë rëndom janë shumë tërheqës dhe të hapur. Nga ana tjetër, mund të jenë dyshues dhe shpesh tepër cinikë. Në marrjen e vendimeve janë shumë të ngadalshëm, por nse vendosin diçka, me kokëfortësi shkojnë drejt kësaj dhe është zor t’i bindësh për ta ndryshuar mendimin e tyre apo vendimin.

Pozita dëshiruese

Pozita e ushtarit

Këta tipa njerëzish dëshirojnë të jetojnë të qetë, përpiqen të jetë të heshtur e të paimponueshëm dhe nuk e dëshirojnë tollovinë e rrëmujën. Me shumë seriozitet i marrin të gjithë rreth vetes dhe kanë pritje të mëdha, si prej vetes, ashtu edhe nga njerëzit e tjerë. Po ashtu, për shkak të pozitës në të cilën flenë, mund edhe të kërhasin.

3ushtari

Pozita “freefaller”

Kjo është poza kur fleni në bark, me kokën anash e me duar rreth jastëkut. Kjo pozitë tregon se bëhet fjalë për një njeri të hapur, të shoqërueshëm, lozonja me personalitet të veçantë. Por, ndonëse janë me humor tërë kohën, ata dinë t’i fshehin brengat e tyre dhe e dëshirojnë kontrollin. Po ashtu, janë shumë të ndjeshëm në kritika.

4freefaller

Pozita e yjeve

Njerëzit, të cilët këtë e kanë pozitë të dashur, janë miq besnikë. Ata kanë ndjenjë për problemet e njerëzve të tjerë dhe ndihmojnë me aq sa munden. E tëra ka kuptim, meqë gjatë të fjeturit duart i kanë në pozitë sikur presin ta përqafojnë dikend.

5yjeve

dhe e fundit Pozita e fetusit

6fetus

Kjo është poza më e shpeshtë e njerëzve kur flenë, ndërsa zbulon se janë të turpshëm e të ndjeshëm ndonëse kur janë të zgjuar mbahen si “asht i fortë”. Po ashtu, janë të prirur t’i zmadhojnë problemet e vogla dhe brengë të panevojshme për disa gjëra, të cilat nuk meritojnë të mërzitet për to kushdo, sepse ndoshta janë të parëndësishme, shkruan mysticalraven

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media