Loading...

Çfarë pritet të ndodhë me Trumpin President?

Çfarë-pritet-të-ndodh-me-Trumpin-President.-900x445.jpg

Nëse i përmbahet platformës së tij, një ndër gjërat e para që do të bëjë do të jetë anulimi i reformës shëndetësore të Barack Obamës. Por ka mundësi që si President, edhe pse gjatë fushatës këtë temë e ktheu në lajtmotiv të tij, Trumpi të mos i shkojë deri në fund idesë për kthimin e miliona emigrantëve të paligjshëm sepse pasojat mbi ekonominë amerikane do të ishin të jashtëzakonshme. Ndoshta do të mendohet dy herë gjithashtu përpara se të nisë një luftë tregtare me Kinën. Bursat janë të frikësuara nga paparashikueshmëria e tij dhe të menduarit irracional. Kur vjen fjala tek NATO, partnerëve evropiane Trump do t’u kërkojë që të paguajnë më shumë. Ekonomisë do të përpiqet t’i japë një “shkundje” me paketa stimujsh. Sa i takon Gjykatës së Lartë, vendimi i tij i parë do të jetë zëvendësimi i gjykatësit Scalia, që ndërroi jetë përpara disa muajsh. Obamës, Kongresi ia ndaloi zëvendësimin e tij. Marrëdhëniet me Vladimir Putinin premtojnë të jenë të mira, aq sa dikush druhet se Trumpi president do t’i lerë Moskës dorë të lirë në Siri. Megjithatë, duket se kanë filluar të ndjehen pasojat e para të fitores së Donald Trump. Rezultatet, të cilat sondazhet nuk i parashikuan, bënë që dollari të pësonte humbje në bursa. “Dow Jones” ra me 750 pikë. Investitorët i tremben faktit se fitorja e Trump mund të shkaktojë trazira ekonomike dhe të shkurajojë Rezervën Federale nga rritja e normës së interesit në dhjetor ashtu siç pritej. Edhe peso meksikane ra me 12 për qind përkundrejt dollarit, duke shënuar lëvizjen më të madhe brenda një dite në dy dekada. Analistët thonë se ka shumë panik për shkak të një rezultati që nuk pritej. Gjithashtu në internet kanë shpërthyer edhe shakatë duke marrë për bazë kërkimet nga SHBA në motorin e kërkimit Google, ku menjëherë pasi filluan të raportohen fitoret e para të kandidatit republikan, u shtuan kërkimet me temë “si mund të emigrosh”. Edhe tregjet tregtare në Azi kanë rënë dukshëm të mërkurën në mëngjes teksa amerikanët nga momenti në moment presin të mësojnë se kë kanë zgjedhur president. Por fakti që kandidati republikan Donald Trumop është duke kryesuar garën ndaj kandidates demokratike Hillary Clinton, ka bërë që kjo të reflektohet edhe në tregjet ndërkombëtare. Stoqet në Tokio, Hong Kong dhe tregje të tjera të mëdha kanë rënë për 2 për qind këtë mëngjes. Por megjithatë siç raporton The New York Times, kjo nuk është ndonjë shenj për alarm, pasi kjo edhe mund të jetë një lëvizje që nuk varet direkt nga zgjedhja e presidentit amerikan.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media