Çfarë thanë për Arbën Xhaferin, Majko, Kurti, Meta e Haradinaj?

111_xhaferi_596746098.jpg

Arbën Xhaferi ka lënë një vepër të jashtëzakonshme për gjithë shqiptarët, vepër që shtrihet si në rrafshin politik e organizativ, ashtu edhe në atë teorik e socio-kulturor. Ja se cfarë deklaruan politikanë nga Prishtina e Tirana për veprën e tij.

 

Pandeli Majko

“Kemi humbur dikë të cilin me plotë gojë mund ta quajmë rilindas. Një pasardhës të rilindjes kombëtare sepse realisht ishte një njeri i cili pavarësisht se mbante emrin politikan, emër jo shumë i respektuar si profesion midis shqiptarëve, diti të ruajë standardin e vet dhe të rithemelojë atë që unë e konsideroj si patriotizmin e ri të shqiptarëve, një patriotizëm që është i nevojshëm si gjaku për trupin, jo vetëm këtu në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në të gjitha trevat shqiptare. Në këtë pikëpamje mendoj se sot jemi realisht të pikëlluar nga një humbje thuajse të pa zëvendësueshme”

 

 Albin Kurti

“Arbën Xhaferi, përveç kontributit të madh është edhe humbje e madhe për ne, për shkak të potencialit të tij të madh, kapacitetit të jashtëzakonshëm intelektual i cili nuk pushoi as atëherë kur e kaploi sëmundja e rëndë. Arbën Xhaferit nuk ka mundur askush asnjëherë t’ia ndërrojë mendjen për shkak se ai, mendimet i ka pasur shumë të thella dhe gjërat i ka pasur të menduara mirë. Ai ka qenë dijetar në politikë”.

 

Ilir Meta

“Unë jam i bindur se Arbën Xhaferi ka lënë një trashëgimi mjaft të vyer e cila do të shërbejë jo vetëm për të kujtuar atë por edhe për të pasur në konsideratë gjithmonë urtësinë e tij, vizionin e tij, mençurinë e tij për faktorizimin e shqiptarëve përmes një politike të mençur”.

 

Daut Haradinaj

“Fakt që shqiptarët e kanë humbur një ideolog të madh, një mësues të demokracisë po, fatbardhësisht ideja e tij, puna e tij, angazhimi tij do të mbetet në breza dhe shpresoj që brezat që do të vijnë jo vetëm që do ta kujtojnë por do ta implementojnë idenë e tij për një shtet funksional demokratik për një popull të lirë, siç ishin shqiptarët në telashe të mëdha një kohë të gjatë në Maqedoni, por në të njëjtën kohë edhe si Kosovë e kemi humbur një njeri i cili ka qenë një ideolog i politikës në Kosovë dhe njeri i madh i kombit shqiptar”.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top