Loading...

Christian Panucci gati të lërë kombëtaren për gjigandin e Seria A

auto_panuci11-470x33811504414109.jpg

Roma po kalon ndër periudhat më të errëta të viteve të fundit, me verdhekuqtë që mbajnë vendin e 10-të në Seria A. Shkaktar i kësaj gjendjeje besohet se është tekniku Eusebio Di Francesco, i cili pas disfatës me Juventusin rrezikon shkarkimin.

Por, pavarësisht se ende nuk ka ndonjë komunikim zyrtar rreth të ardhmes së tij, mediat italiane kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij. Dhe për këtë, sipas “Il Messaggero” mes kandidatëve kryesor për të pasuar Di Francescon është trajneri aktual i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Ish-mbrojtësi i Realit është një emër i njohur në kampin verdhekuq, pasi është aktivizuar më parë me fanellën e kryeqytetasve.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media