Loading...

CIA: Princi trashëgimtar urdhëroi vrasjen e Khashogit

46336956_303.jpg

Konkluzioni, në të cilin arrin shërbimi sekret amerikan, CIA – princi trashëgimtar saudit, Mohamed bin Salman ndodhet pas vrasjes së gazetarit kritik Xhamal Khashogi, raporton “Washington Post” bazuar në disa burime. Ndër të tjera, agjentët sekretë amerikanë kanë pasur në dorë edhe një bisedë telefonike të zhvilluar mes vëllait të princit trashëgimtar dhe Khashogit, shkruan gazeta që bazohet në “persona të besuar”. Përfaqësues të qeverisë amerikane duket se i besojnë vlerësimit të CIA-s. Ndërkohë që qeveria saudite e ka hedhur poshtë përfshirjen e princit trashëgimtar në vrasje.

Telefonata ogurzezë?

Khalid bin Salman duket se i ka thënë Khashogit të shkojë në konsullatën saudite në Stamboll të marrë dokumentet, se kjo është e sigurtë. Khalid bin Salman është ambasador saudit në SHBA. Telefonatën ai e ka kryer me porosi të të vëllait, raporton gazeta amerikane. Nuk dihet, nëse ambasadori e ka ditur, se Khashogi do të vritej. Vetë Khalid bin Salman ka shkruar në twitter, se ai nuk ka folur në telefon me Khashogin dhe nuk i ka rekomanduar të udhëtojë në Turqi.

Fall Khashoggi - Gedenkveranstaltung in Washington (picture-alliance/AP/J.S. Applewhite)

Zëvendëspresidenti amerikane, Mike Pence në kuadër të takimit të Fourmit Ekonomik Aziatiko-Paqësor, APEC është shprehur se SHBA “janë të vendosura të nxjerrin para drejtësisë, ata që janë përgjegjës për këtë vrasje.” Vrasja e Khashogit është një “krim mizor” dhe “sulm ndaj shtypit të lirë dhe të pavarur”. Pence nuk donte të shprehej mbi informacionet e shërbimeve sekrete.

Gazetari kritik saudit Khashogi u vra në fillim të tetorit në konsullatën e Arabisë Saudite në fillim të tetorit, kur shkoi të merrte disa dokumente që i duheshin për martesën. Prokuroria e Arabisë Saudite ka kërkuar për pesë të akuzuarit në rastin Khashogi dënim me vdekje. SHBA planifikojnë sanksione ndaj 17 persona nga Arabia Saudite.

Komentet
Top