Cipras dhe Micotakis me akuza të ndërsjella për çështjen për emrin

0-79.jpg

Akuza të ndërsjella për pozicionet në çështjen për emrin, dërguan kryeministri grek Aleksis Cipras dhe lideri i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis, gjatë debatit në parlamentin grek kushtuar propozimit të partisë opozitare për formim të komisionit për hetim edhe të ministrave nga qeveria e SYRIZA-s për involvimin eventual në skandalin “Novartis”.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, edhe krahas asaj që politika e jashtme nuk ishte aspak temë e seancës së djeshme, nuk mbetën të papërmendura edhe çështjet aktuale siç është kontesti me emrin, marrëdhëniet greko-turke dhe rasti me dy ushtarët grekë, të arrestuar në Turqi.

Kirjakos Micotakis, e akuzoi Qeverinë greke se nuk ka një pozicion dhe të përbashkët për emrin, ndërsa madje Aleksis Cipras, iu kundërpërgjigj se Demokracia e Re devijoi nga linja kombëtare dhe edhe njëherë i përsëriti pozicionet greke në bisedime.

“Që nga momenti i parë ju thamë, pse hyni në këtë bisedë kur nuk e keni siguruar parakushtin e domosdoshëm minimal që të ketë zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë, ndërsa ai është ndryshimi i Kushtetutës. Fillimisht na përqeshnit, ndërsa pastaj erdhët në linjën tonë. Tani, le të dalë zotëri Zaevi me guxim të madh të kërkojë ndryshim të Kushtetutës greke, si përgjigje ndaj asaj që ne ia thamë”, tha Micotakis, pas çka pasoi duartrokitje nga bashkë-partiakët e tij nga Demokracia e Re, publikoi MIA.

Cipras tha se ai aspak nuk e ka ndryshuar pozicionin dhe ka pasur ndjenjën se qëndrimet greke në fakt janë edhe linja kombëtare në negociatat që e mbështet edhe Demokracia e Re.

“Ne kërkojmë zgjidhje në çështjen kyçe, të rëndësishme për emrin e vendit fqinj me dy parakushte themelore: emër i përbërë, erga omnes, ndërsa erga omnes, dukshëm do të thotë se nuk mund të jetë erga omnes vetëm për përdorim të jashtëm, por edhe për përdorim të brendshëm, gjegjësisht ndryshim edhe të emrit kushtetues”, u përgjigj kryeministri grek, duke komentuar se partia opozitare, pas protestave e ka ndryshuar pozicionin për emër të përbërë.

Micotakis dërgoi kritika deri te Cipras dhe për shkak të asaj që në bisedimet aspak nuk i ka përfshirë partitë nga opozita, ndërsa në vend të kësaj kryeministri grek ka zgjedhur fillimisht të takohet me kolegun e tij nga Maqedonia.

“Nga momenti i parë nëse do të dëshironit mund t’i përfshinit edhe partitë opozitare, por nuk e bëtë këtë. Fillimisht biseduat me kryeministrin e Shkupit, ndërsa pastaj biseduat me partitë opozitare. Me vetëdijesim e ndatë popullin grek, i akuzuat edhe të gjithë bashkëkombësit tanë të cilët protestuan për shkaqe të tyre, për shkak të ndjeshmërisë rreth çështjes së Maqedonisë, pothuajse të gjithë i karakterizuat si ultra nacionalistë, si fashistë, i prezantuat si turmë”, tha lideri i Demokracisë së Re, për çka Ciprasi u përgjigj se që para takimit me Zaevin pozicionet greke kanë qenë të qarta, ndërsa si shembull për bisedime të nivelit të kryeministrave, paraprakisht pa u njoftuar opozita, i përmendi takimet e Gruevskit dhe Papandreut para tetë viteve.

“Më akuzuat se fillimisht u takova me kryeministrin e Shkupit, ndërsa pastaj u takova me liderët e partive politike. Nuk kuptoj se pse në akuzoni për këtë. Zotëri Papandreu, nëse jo dhjetëra, sigurt kishte 6-7 takime joformale, edhe takimi im ishte joformal. Kishte takime me kryeministrin e Shkupit, me kryeministrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë i cili nuk dëshiroi zgjidhje dhe për këtë nuk ka njoftuar asnjë lider politik. As unë nuk solla zgjidhje, nëse nuk do të kishte lajme t’ju transmetoj, nuk do të kishte asnjë kuptim takimi ynë”, Cipras iu përgjigj Micotakisit.

Kryetari i partisë opozitare greke, edhe njëherë e akuzoi Qeverinë se po paraqitet me dy pozicione, për shkak se partneri i koalicionit Grekë të Pavarur nuk dakordohet me qëndrimin zyrtar. Micotakis shtoi se kur ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias dhe ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos kanë pozicione të ndryshme, ky nuk është “imazhi serioz i një qeverie”.

“Kur ministri i Mbrojtjes Nacionale së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, do të takohet me ju në Samitin e ardhshëm të NATO-s dhe do të ulen njëri afër tjetrit, kush do ta prezantojë pozicionin zyrtar të Republikës së Greqisë? E vërteta zotëri Cipras, është se kur bisedoni me kryeministrin e Shkupit nuk bisedoni si lider i shumicës parlamentare, por si lider i SYRIZA-s”, shtoi Micotakis, transmeton MIA.

Komentet
Loading...
Top