Cipras luan poker me Maqedoninë

76CC6F50-31F7-477F-8463-6D28622FBBC7_cx0_cy5_cw0_w1023_r1_s.jpg

Mehreen Khan
Reportere për Financial Times

Lideri grek po lufton kundër rezistencës politike ndaj çdo zgjidhjeje në mosmarrëveshjen e emrit. Pas 20 vitesh në harresë, viti 2018 mund të jetë viti në të cilin qytetarët e Maqedonisë zbulojnë se si do të quhet vendi i tyre. Gjithçka daton që nga viti 1991 kur shpërbërja e ish-Jugosllavisë çoi në krijimin e Republikës së Maqedonisë. Greqia gjithmonë ka kundërshtuar emrin e fqinjit të saj të vogël verior, duke argumentuar se ajo ishte e ngarkuar me një kërcënim territorial në rajonin grek të Maqedonisë.

Në një kompromis të përkohshëm, Maqedonia ka kaluar nga emri i përkohshëm dhe “ i ngathët” i “Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë” (Fyrom) që nga viti 1995. Kjo është një luftë e cila është shumë më shumë se vetëm interes lokal. Papajtueshmëria greke mbi çështjen e emërtimit ka bllokuar anëtarësimin e FYROM-it në NATO dhe pengoi përparimin në pranimin e saj në BE (Athina ka një veto mbi të dyja). Tani të dy vendet po përpiqen ta vënë çështjen në shtrat një herë e përgjithmonë. Methju Nimiç, ish-ndihmës i Bill Klintonit, i cili ka tentuar të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen emocionale që nga vitet ’90, ka qenë në Shkup dhe Athinë këtë javë për të nxitur një kompromis. Zgjidhjet e mundshme përfshijnë emra hibridë si “Nova Maqedonia” ose më specifike gjeografikisht “Maqedonia Vardarska”. Ky është profili interesant i BBC-së për diplomatit 78-vjeçar i cili ka kaluar 24 vjet dhe merr shumën simbolike prej 1 dollarë në vit për t’u përqëndruar në një fjalë.

Tërheqja e tij nuk do të jetë një sukses i lehtë. Kryeministri grek Alexis Tsipras po përballet me rezistencë të ashpër popullore dhe politike ndaj çdo zgjidhjeje me “Maqedoninë tjetër”. Rreth 60 përqind e grekëve kundërshtojnë që Maqedonia ende është pjesë e një emri të përbërë dhe mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar këtë muaj. Një tjetër tubim masiv pritet të dielën në Athinë.

Partia e opozitës Greke “Demokracia e Re” e ka sulmuar z. Tsipras për verbimin e tij në bisedimet me Shkupin. Kisha e Greqisë, e cila e kishte mbështetur fillimisht zotin Tsipras, tani është kundër një kompromisi. Duke shtuar në përzierje ultra-nacionalistët që qeverisin në koalicion me Tsipras – dhe të cilët e kanë vënë çështjen maqedonase në zemër të politikës së tyre të identitetit – gjithçka duket si një rrëmujë e papërballueshme.Çfarë ka në të për z.Tsipras? Edhe vetëm duke prekur këtë çështje është një strategji me rrezik të lartë për liderin e SYRIZA-S në një vit ku ai duhet të festojë daljen e Greqisë prej tetë vitesh nga problemet financiare.Megjithatë, shpërblimet diplomatike janë joshëse. Nën presionin e Uashingtonit, i cili dëshiron që Maqedonia të bashkohet me radhët e NATO-s sa më shpejt këtë vit dhe një njësi e BE që po shqyrton çështjen e lehtësimit të borxheve greke, një kompromis i udhëhequr nga Tsipras mund ta shohë atë si Otto von Bismarck të Ballkanit.Për grekët e dëmtuar, të cilët kanë qenë nën tutelën e kreditorëve të jashtëm për gati një dekadë, mund të jetë një indinjatë e madhe .

Pershtati në shqip: Gerta Banushi

Komentet
Loading...
Top