Loading...

Çka duhet të dini rreth astrologjisë?

astrol14.jpg

Siç dimë, ASTROLOGJIA studion ndikimin e yjve në jetën e njerëzve.
Kjo është një SHKENCË E LASHTË, që për qëllim ka – ta njohim vetveten në radhë të parë, e, duke njohur vetveten, t’i njohim edhe të tjerët.

“Çdo gjë që lindet apo krijohet në momentin e caktuar, ka vetitë e momentit.” Kështu që, nuk mund të injorohet, as mohohet, edhe ndikimi i planetëve dhe i kushteve të caktuara natyrore në botën e gjallë, e posaçërisht në njeriun.
Astrologët thonë se situata në qiell në momentin e lindjes, si dhe raporti i të gjithë planetëve ndaj njëri-tjetrit përcaktojnë fatin dhe karakterin e njeriut, sidomos duke pasur parasysh ndikimin e planetit që dominon atë vit.
Sipas astrologëve e psikologëve, po të jetë e sigurt data e lindjes, si dhe vendi i lindjes, mund të definohet tipi i njeriut: karakteri i tij, qëllimet, prirjet, shëndeti, sjelljet… Por, natyrisht, nuk mund të mohohen as faktorët tjerë, si: rrethi, trashëgimia, edukata dhe arsimimi.

Pra, edhe astrologjia, si shkencë, shërben në radhë të parë për t’i ndihmuar njeriut ta njohë vetveten dhe të tjerët në bazë të ZODIAKUT (zodiak nga gr. rrethi i jetës, që nënkupton qiellin mbi ne, mbushur projeksione botërash të largëta).

Njohuri elementare
Siç dimë, kemi dymbëdhjetë shtëpi, ku në secilën dominon planeti i caktuar; dhe, secila shtëpi ka shenjën e caktuar, që përfshin periudhën e caktuar kohore (përafërsisht një muaj). E këto shtëpi janë:

1. Shtëpia e I-rë: sundon MARSI (dashi)
2. Shtëpia e II-të: sundon VENERA (demi)
3. Shtëpia e III-të: sundon MERKURI (binjakët)
4. Shtëpia e IV-t: sundon HËNA (gaforja)
5. Shtëpia e V-të: sundon DIELLI (luani)
6. Shtëpia e VI-të: sundon MERKURI (virgjëresha)
7. Shtëpia e VII-të: sundon VENERA (peshori)
8. Shtëpia e VIII-të: sundon MARSI (akrepi)
9. Shtëpia e IX-të: sundon JUPITERI (shigjetari)
10. Shtëpia e X-të: sundon SATURNI (capi)
11. Shtëpia e XI-të: sundon URANI (ujori)
12. Shtëpia e XII-të: NEPTUNI (peshku)

Kështu, kemi dymbëdhjetë shenja horoskopi; e këto janë:

1. DASHI (21 mars-20 prill): e karakterizon pasioni
2. DEMI (21 prill-22 maj): e karakterizojnë mundësitë e mëdha latente
3. BINJAKËT (23 maj-21 qershor): të paparashikueshëm, indiferentë, pa shpirt sakrifice
4. GAFORRJA (22 qershor-22 korrik): përdëllimtar, sensitiv, romantik, i ngathtë
5. LUANI (23 korrik-22 gusht): shkëlqim, lartësi, superioritet
6. VIRGJËRESHA (23 gusht-22 shtator): analitikë dhe racionalë
7. PESHORI (23 shtator-21 tetor): emocion
8. AKREPI (22 tetor-21 nëntor): energji;
9. SHIGJETARI (22 nëntor-21 dhjetor): optimistë dhe entuziastë;
10.CJAPI (22 dhjetor-21 janar): i fortë, mendimtar, materialist, despot
11. PESHKU (22 janar-21 shkurt): mistik, religjioz, artsit
12. UJORI (22 shkurt-20 mars): i pavarur, origjinalë.
Secila nga dymbëdhjetë shenjat e horoskopit ka njërin nga katër elementet kryesore të natyrës: tokën, ujin, zjarrin apo ajrin. Prandaj, kemi shenjat e tokës, shenjat e ujit, të zjarrit dhe të ajrit.

Shenjat që element kanë TOKËN: demi, virgjëresha, capi
Shenjat që element kanë UJIN: gaforja, akrepi, peshku
Shenjat që element kanë AJRIN: binjakët, peshorët, ujorët
Shenjat që element kanë ZJARRIN: dashi, luani, shigjetari
Para se të fillojmë t’i paraqesim shenjat e Zodiakut një nga një, duhet të theksohet dhe të kihet parasysh se HOROSKOPI, ASTROLOGJIA nuk e nënkupton fallin, parashikimin e gjërave, parathënien e kështu me radhë, siç zakonisht mendojnë ende një përqindje e konsiderueshme e njerëzve. Kjo nënkupton njohjen e vetvetes, në radhë të parë, e, pastaj, edhe të të tjerëve, të atyre me të cilët mund të kemi punë, kontakte, marrëdhënie.
Për shembull, po patëm njohuri nga astrologjia, ne do ta kishim parasysh se: Po qe se na duhet një përfaqësues simpatik tregtarësh – rekomandohen individët me shenjën BINJAK. Për sekretaresha pedante – preferohen VIRGJËRESHAT. Për dizajnerë imagjinativë – do të preferoheshin GAFORRET. Për drejtor, shef sipërmarrjeje, kush do t’i tejkalonte LUANËT e kështu me radhë.

Autori i artikullin shkruan per horoskopin ditor ne Revisten Kosovarja.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media