Loading...

Çka kan bërë jo çka kanë thënë liderët dhe politikanët tanë !

Mehdi-Memeti-788x350.jpg

Shkruan: Mehdi Memeti

 

Jemi të përçarë mes veti, këtë duhet ta pranojmë haptas, e kanë dëshmuar dhe dëshmojnë në vazhdimësi shqiptarët e Maqedonisë .Edhe pse flitet me të madhe për bashkimin e forcave opozitare, vallë atëhere pse s`po ndodhë një gjë e tillë ? Kësaj I thonë popullorçe “prish shpi mbaro Kolibe”.Kjo nënkupton se ne si shqiptarë, nuk kemi vizion të qartë se çka kërkojmë dhe ku duhet të shkojmë…

Për deri sa Z. Gruevski del haptas e thotë: Më nevoiten 63 deputet,që gjuha shqipe mos të zen vend kurë në këtë shtet, atëherë çka duhet të kërkojmë ne si shqiptarë ? A duhet të ngelim peng e njëmendësisë politike. Mjafton shqiptarët të kenë 5 deputet sa ta formojnë grupin parlamentar,mos themi 30 e 40,që shpesh e kam thanë dhe persëritur të jenë deputet has, e jo 24 karat e fallco.

Derisa nuk kemi lidership politik që din ta thërret popullin e tij në padëgjueshmëri qytetare, por jo vetëm ta thotë, por edhe ta bënë këte,sepse siç thot populli “Një e thënë dhe një e bëmë ka ne mes një det të tërë”, ne do të vazhdojmë të jemi pre e politikës maqedonase.Fatkeqësisht, nuk ka pasur nuk ka dhe për momentin nuk do të ketë.

Është një e vërtetë se për këta 25 vjet politikëbërje,gjitha partitë e gjertanishme shqiptare në qeverin e Maqedonisë e kan lëshuar qeverinë, por jo më shumë se 6 muaj, kjo është e vërteta…Ka pasur edhe nga ata lider të cilët kan thënë se do ta thirim popullin në padëgjueshmëri qytetare, por vallë a e kanë bërë këte? Shtrohet pyetja a ka lidership që ti thot bukës, bukë e ujit ,ujë.? Ma mer mendja se për momentin nuk ka,. nuk ka, është më se e vërtetë.

Politikanët tanë çdo tezës ia gjejnë nga një antitezë, kur u ngushtohet rrethi, e hudhin gurin te faktori i jashtëm,se gjoja janë të detyruar të bëjnë kompromis , nën trysnin e ndërkombëtarëve…Po se di se satën herë u kan thënë haptas faktori jashtëm lëshonja qeverinë, përgjigjja ka qene po ku të shkojmë? prandaj shqiptarët e Maqedonisë jo rastësisht kurrë nuk u bashkuan rreth një ideali, sepse u mungon serioziteti politik.Këtë më së miri e dëshmon projekti “Shkupi 2014”,dhe pritet të

vazhdon deri më 20-tën,ndërsa rasti I Kumanovës ia vu kapakun ,ku u rënuan përafërsisht 70 shtëpi shqiptare, mos të përmendim të tjera raste se veç opinioni I gjërë respektivisht populli është lodhur.duke dëgjuar e parë marëzira.

Jo rastësisht,maqedonasit e realizojnë me përpikmëri ëndrën e tyre nacionaliste, përderisa ne nuk kemi lidership që din ta kthen ujin nga mulliri i jonë por në vazhdimësi te mulliri i tyre, mirë do ti kemi punët.

E vërtetojmë se për këta 25 vite “demokraci”, ne si shqiptarë nuk kemi ditur të reshtohemi as të rireshtohemi si duhet.Jo që nuk kemi ditur por vlerësojmë se nuk kemi dashur kjo është e tëra…për derisa ende shikojmë dhe dëgjojmë në masën e gjërë duke u shprehur se: “A e patë, a e dëgjuat se çka tha lideri jonë”, duke mos I shtruar vehtes pyetjen se cka ka bërë lideri jonë ? atëherë do të thoja përsëri mirë i kemi punët.

Ne si popull, duhet të meremi me ate se cka kanë bërë, e jo me ate se çka kan thënë politikanët dhe liderët politik, përndryshe në vazhdimësi do të na han ujku.

Zoti I bekoftë shqiptarët ?!…

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media