Loading...

Çka përmban marrëveshja LSDM-VMRO?

zaev-i-mitskoski-860x680.jpg

Burime nga LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë konformuar për Evropa e Lirë se për shumë çështje tanimë është arritur marrëveshje dhe se së shpejti pritet që marrëveshja mes dy partive të jetë gati, shkruan Fakte. Analistët maqedonas vlerësojnë se kjo do të ndihmonte në debllokimin e punës së Kuvendit dhe në përshpejtimin e reformave në vend.

Marrëveshja politike e lajmëruar nga Hristijan Mickovski, kreu i VMRO-DPMNE-së, tani për tani nuk është publik, por nga të dy taboret lajmërojnë se së shpejti do të përmbyllet marrëveshja.

Nga LSDM informojnë sr është arritur marrëveshje për paketën e ligjeve reformuese në sistemin e drejtësisë, Ligjin për Këshillin Gjyqësor, që Kryetari i KSHZ-së të zgjidhet nga opozita, ndërkohë të hapet debat për Kodin zgjedhor. Gjithashtu është biseduar për finansimin e partive politike nga buxheti i shtetit. Pjesëmarrës në të dy grupet e punës kanë biseduar për Ligjin për ndjekje të komunikive dhe për Ligjkn për paraqitjen e korrupsionit, shkruan Fakte.

“Pjesa më e madhe e kërkesave tona është plotësuar, mirëpo marrëveshja akoma nuk është përmbyllur.” kanë thënë nga VMRO, duke cekur se ata do të kërkojnë edhe garancione me shkrim për pikat e dakorduara.

Grupet kanë punuar në dy nivele, në nivel politik dhe në nivel të deputetëve, ndërsa si rezultat i punës së tyre deputetët opozitar maqedonas kanë sjellur vendim që të kthehen në Kuvend gjatë seancave plenare./FAKTE

Komentet
Top