Çmenduria e Mbretit Donald

gty-trump-presser-01-jc-170216_12x5_1600.jpg

Shkruan: ELIZABETH DREW

WASHINGTON, DC – Në ditët e fundit, Presidenti Donald Trump ka vepruar në formë më bizare se kurrë, dhe pyetja që është ngritur në mendjen e politikanëve dhe qytetarëve, megjithëse rrallë e shprehur me zë të lartë, ka qenë: Çka mund të bëhet me këtë njeri? A mundet ShBA-ja të pëballojë pritjen për atë që do të del nga hetimi i Prokurorit Special Robert Mueller (me presupozimin që do të provojë fajësinë e presidentit a diçka e tillë)? Por kjo poashtu do të merrte shumë kohë.

Çështja e kohës është bërë mjaft urgjente së fundi – e lidhur kjo me rrezikun që të mund të përfundojmë në një luftë të mundshme me Korenë Veriore. Ky rrezik, i shoqëruar edhe nga sjellja e çuditshme në rritje e Trumpit, e ka bërë Washingtonin më të tensionuar se kurrë, dhe madje më të tensionuar se në ditët e errëta të skandalit të Watergate. Ose thënë troç: brenga është që një president i çmendur mund të çojë Amerikën në një luftë nukleare.

Vetëm në javët e fundit, kemi parë prova të mjaftueshme të jostabilitetit mendor të Trumpit. Gjatë një ceremonie në Zyren Ovale në nderim të heronjëve nativo-amerikanë (indianëve) të Luftës së Dytë Botërore, ai i ofendoi ata me një koment racist. Ai e bëri një përleshje të paprecedent dhe të panevojshme me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, aleatin tonë më të ngushtë, duke e ri-tweetuar një postim të një grupi neo-fashist britanik me motive anti-islame. Në përpjekjen për të fituar votat e një senatoreje demokrate për shkurtimet në taksa, ai udhëtoi në shtetin e saj dhe tha gënjeshtra për rekordet e saj. Dhe vazhdoi ta provokonte liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili poashtu duket mendërisht jostabil.

Në të njëjtën kohë, gazetat e mëdha Washington Post dhe The New York Times kanë publikuar artikuj që përmbajnë tregime shqetësuese në lidhje me sjelljet private të presidentit.

Trumpi poashtu ka vazhduar të mbrojë pretendimin e tij se Barack Obama nuk është lindur në ShBA – një akuzë fallse që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij politike, të cilën, pas presionit nga këshilltarët, nuk e kishte përmendur pas zgjedhjes së tij.

Fakti që Trumpi duket se ka çrregullime mendore, e ka krijuar një dilemë të madhe për psikiaktristët, politikanët dhe gazetarët. Asociacioni Psikiatrik Amerikan, ka një rregull që thotë se anëtarët e saj nuk lejohen të ofrojnë diagnoza të njerëzve të cilët nuk i kanë ekzaminuar. Por, duke parë emergjencën kombëtare, disa psikatristë e kanë thyer atë rergull dhe kanë folur publikisht mbi gjendjen mendore të Presidentit Trump.

Pikëpamja më gjerësisht e pranueshme është ajo që thotë se ai vuan nga një çrregullim narcistik personaliteti, e cila është shumë më serioze se të qenët thjesht narcisist. Sipas Klinikës Mayo, një çrregullim i tillë “është një gjendje mendore në të cilën njerëzit kanë një sens të fryrë të rëndësisë së tyre individuale, një nevojë e thellë për vëmendje dhe admirim të vazhdueshëm, relacione të këqija, dhe një mungesë empatie për të tjerët.” Për më shumë, “prapa kësaj maske të këtij vetëbesimi ekstrem qëndron një vetëvlerësim fragjil që është i lëndueshëm edhe nga kritika më e vogël”.

Ky definicion është tepër sqarues për sjelljet që Trumpi bën rregullisht. Një tjetër pikëpamje që mbajnë një numër i madh profesionistësh mjekësorë, i bazuar në mënyrën sesi fliste Trumpi në intervista në fund të viteve 90 dhe të asaj sesi flet sot – me një vokabular shumë të limituar dhe me më pak rrjedhshmëri – është që presidenti po vuan nga një dementia. Sipas një reference shumë të respektuar mjekësore, simptomat e dementisë përfshijnë agjitacionin, agresivitetin, deluzionet, halucinacionet, apatinë dhe nga shfrenimi.

Shumë anëtarë republikanë të kongresit janë thellë të brengosur rreth kapacitetit të Trumpit për të përballuar presidencën – një punë shumë-kërkuese padyshim. Sekretarja e Shtetit Rex Tillerson, e cila thuhet se do të shkarkohet shpejt, është thënë ta ketë quajtur Trumpin “hajvan” (ang.moron).

Sjellja e çrregullt e Trumpit në ditët e fundit i është atribuar ankthit që e ka kapur shkaku i hetimit të Muellerit lidhur me bashkëpunimin e fushatës së tij me Rusinë – hetim që mund të përfundojë me akuzë për konspiracion. (Trumpi duket se është e vetmja figurë e rëndësishme në Washington që nuk e pranon se Rusia ka ndërhyrë.) Dhe kjo sjellje bizare në rritje ndodhte edhe para se të dilte lajme, më 1 dhjetor, që këshilltari dhe ndihmuesi i madh i kampanjës, Gjenerali Michael Flynn, është pajtuar të deklarohet fajtor që e kishte gënjyer FBI-në.

Çka e bën një gjë që tillë tepër të rëndësishme është fakti që Flynn-i është zyrtari më i rëndësishëm që është kthyer te Muelleri. E vërtetë, marrëveshja gjeneroze e shfajësimit tregon që Flynn-i është i gatshëm të kallëzojë edhe figura tjera më të rëndësishme në Kampanjën e Trumpit ose në Shtëpinë e Bardhë.

Është spekuluar që, Flynni do të bëj me gisht edhe nga dhëndrri i Trumpit, Jared Kushneri. Por përpjekjet e hershme të Trumpit që t’i mbajë prokurorët larg Trumpit jep sinjale të forta se Flynni di diçka të cilën Trumpi dëshpërimisht përpiqet ta fshehë. Mund të mësojmë se çka, në shumë pak kohë.

Në ndërkohë, amerikanët dhe bota me nervozë po presin reagimin e Trumpit për këto ngjarje shumë të këqija për to.

Përkthimi: Periskopi, nga Project Syndicate

Komentet
Top