Çmimet e naftës kanë rënë më shumë se tetë për qind

texasnafta.jpg

Çmimet e naftës në tregjet botërore javën e kaluar kanë rënë për më shumë se tetë për qind, që është niveli më i ulët nga dhjetori dhe është pasojë e rritjes së prodhimit në SHBA, përforcimit të dollarit dhe rënies së ashpër të indekseve në bursat botërore.

Në Bursën londoneze, çmimi për një barel naftë javën e kaluar ka rënë për 8,5 për qind, në 62,80 dollarë, që është niveli më i ulët prej 13 dhjetorit. Në Bursën e Nju-Jorkut, megjithatë, një barel naftë u lirua për 9,5 për qind, në 59,20 dollarë, që është niveli më i ulët prej 22 dhjetorit.

Për këtë shkak tani çmimet e “arit të zi” janë në minus prej rreth 11 për qind në krahasim me të gjitha nivelet e saj këtë vit, të arritur në fund të janarit.

Komentet
Top