Coutinho: Luaj në kampionatin më të bukur në botë

auto_coutinho-4-780x4391502712410.jpg

Coutinho ka mohuar thashethemet që e lidhin me lëvizjen në Janar drejt katalanasve, duke u shprehur se ndihet shumë i lumtur tek Liverpooli. Ndërkohë katalanasit duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë, edhe pas dështimit në merkaton e verës së kaluar.

Klubi spanjoll ka ofruar të njëjtën shifër prej 130 milionë eurosh për brazilianin, në merkaton e Janarit. Futbollisti i Premier Legue-s është shprehur i kënaqur që luan në kampionatin anglez. Coutinho humbi fillimin e sezonit për shkak të një dëmtimi në shpinë, por tashmë është kthyer në 11-shen e Jurgen Kloppit, ku në 5 paraqitje, ka shënuar dy gola.

Marrëdhënia e 25 vjeçarit dhe trajnerit gjerman, është në harmoni të plotë, duke mohuar kështu zërat për mosmarrëveshje midis tyre. Kloop ka zbuluar se ekipi është i plotësuar me kthimin e sulmuesit, që po bën vërtetë mirë këtë fillim kampionati. Aktualisht ylli i Liverpoolit është grumbulluar me kombëtaren e Brazilit, që do të përballet ditën e martë me Anglinë.

Komentet
Top