Cuculi flet para derbit me Vardarin

cuculi-ardian.jpg

Në derbin e javës së 10-të në Ligën e parë të Maqedonisë, Shkëndija udhëton për në Shkup ku do të përballet me Vardarin.

Mbrojtësi Ardian Cuculi për Lajm thotë se në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup i pret ndeshje e rëndësishme, prandaj do të luftojnë për fitore.

“Na pret ndeshje e rëndësishme kampionale në të cilën ne shkojmë për të bërë më të mirën nga vetja. Kur them e rëndësishme mendoj për faktin se ne duam të fitojmë çdo takim të radhës dhe fakti që luajmë me Vardarin nuk ndryshon diçka në aspekt të qasjes tonë. Fitorja sjell tre pikë si me Pobedën apo ndonjë ekip tjetër, ashtu edhe me Vardarin”, deklaroi Cuculi për Lajm.

Ai theksoi nuk do të krijojnë eufori para këtij derbi dhe se në Shkup do të shkojnë të relaksuar.

“Ne duam t’i marrim ndeshjet një nga një, nuk krijojmë eufori të panevojshme që shpesh di të kthehet në presion, por të relaksuar shkojmë të japim më të mirën që dimë dhe mundemi duke besuar se mund të dalim me rezultatin e dëshiruar. Nuk do të jetë lehtë pasi përballë kemi rival cilësor, por nëse jemi të vërtetët besoj se do jemi ne fituesi”, shtoi Ardian Cuculi.

Para udhëtimin në Shkup, Shkëndija është në vendin e parë me 25 pikë, kurse Vardari i dyti me 16 pikë, por dy ndeshje më pak.
Ndeshja Vardar-Shkëndija do të luhet të shtunën me fillim prej orës 14:30 minuta./lajm

Komentet
Top