Loading...

Dafina ‘lodhet’ nga fansat?! Ja cili është veprimi i saj i fundit

dafina-zeqiri7-1.jpg

Për klubet e fansave shqiptarë, rrjeti social Instagram ka qenë dhe vazhdon të jetë platforma më e preferuar për kontakt me ata që i adhurojnë.

Komentet, etiketimet në foto, mesazhet direkte janë vetëm disa prej metodave të zgjedhura për të realizuar ‘ëndrrën’.

Por, për fansat e Dafina Zeqirit, gjërat nga tani e tutje do jenë pak më ndryshe.

Këngëtarja që dikur etiketohej në foto çdo 10-15 minuta nga klubi i saj i fansave duket se është lodhur nga kjo pjesë.

Ajo i ka bllokuar etiketimin, sipas gjasave në tentim për të pasur më pak njoftime në profilin e saj duke bërë që mijëra foto të saj të zhduken befasishëm nga seksioni i ‘tags’ në Instagram.

Ndryshe, Dafina, sidomos kohëve të fundit ka treguar një vlerësim të madh për fansat duke iu kushtuar kohë pyetjeve dhe kërkesave të tyre dhe prandaj, ky veprim i fundit është pak befasues. Kështu e ka jeta, dikush i ëndërron e dikujt nuk i lënë përshtypje veprimet e fansave.

Komentet
Top