Loading...

Dardha, “dhurata e Zotit” kundër sëmundjeve

uid_148788811d4.jpg

Dardhat janë ushqim ideal i vjeshtës, i cili për shumë arsye duhet të konsumohet sa më shpesh.

Pse pikërisht ato? Arsyet janë të shumta, ndërsa në vijim ju sjellim vetëm disa prej tyre.

Kjo frutë e ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale.

Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese.

Dardhat janë një fryt shumë i pasur me fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, ruajtjen e nivelit të shëndetshëm të kolesterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid foli.

Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidantë, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj.

Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”.

Spontanisht, do të vendosej edhe dardha, në çështjen e shëndetit, krahas mollës dhe portokallit. Por ky frut, ka edhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolosterinës në gjak.

Dhe siç e shpjegon dhe Dr. Mary Ellen Camire, kjo është diçka e rrallë te frutat.

Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm, për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu kundra osteoporosës (sëmundje kockash) që shkaktohet nga mungesa e këtij minerali. Gjithashtu, ky mineral është i dobishëm dhe për trurin.

Dardha, para ngrënies nuk duhet qëruar, pasi gjithë vitamina ndodhet ne lëkurën e saj. E freskët, është më mirë sesa një komposto, pasi tek kompostot një pjesë e vitaminave janë larguar. Kompostot përmbajnë rreth 25% të vitaminave të frutit.

Komentet
Top