Loading...

Davutogllu në UT nuk pritet nga rektori Vullnet Ameti – FOTO

22054216_1869074616453982_2144327615_n.jpg

Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, po e viziton Universitetin e Tetovës, ku u prit nga Pro Rektori Arbër Çeliku. Rektori Vullnet Ameti nuk ishte i pranishëm në këtë takim për shkaqe që nuk arritëm ti mësojmë.

Në fillim të ligjëratës së tij para studentëve të Universitetit të Tetovës, Davutogllu tha se kur viziton Tetovën, nuk e ndjen veten si i huaj. Davutogllu, i cili është edhe doktor “Honoris Cauza” në Universitetin e Tetovës, theksoi se e ndjen veten si pjesë e stafit akademik të UT-së.

Përfaqësues të Universitetit të Tetovës thanë se kanë nderin që të kenë në prani profesorin Davutogllu, gjithashtu duke theksuar se ai në UT nuk është mysafir, por është në shtëpinë e tij.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media