Loading...

De Biazi flet për Lihtenshtejnin, Dinamo Zagrebin…

de-biaziiii-543x350-470x303.jpg

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoweb” ka treguar se i frikësohet edhe ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare në tetor, asaj ndaj Lihtenshtejnit, në të cilën duhet bërë kujdes. Ai ka komentuar gjithashtu zërat e fundit që e shohin atë pranë Dinamos së Zagrebit, ekip në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Kranjcar.

Për të gjitha skuadrat italiane është një ditë e favorshme në Ligën e Europës…

Karabaku nuk është keq, edhe pse Fiorentina është superiore, ndaj për “vjollcët” mund të jetë një test i mirë. Edhe Roma, në letër, duhet të paraqitet mirë kundër Astra Giurgiu. Në kampionat, verdhekuqtë kanë ngecur në ndonjë pengesë rrugës, por duke parë 40-vjetorin e kapitenit, ndoshta do të ekzistojë dëshira për t’i dhuruar një fitore.

Seria A: Juve, Napoli, po pastaj?

Kujdes Interin, i cili nuk ka impenjime në mesjavë dhe mund të përqendrohet mbi një objektiv të vetëm. I shoh zikaltërit si një skuadër që mund të krijojë probleme.

Po kombëtarja juaj?

Kemi një seri ndeshjesh. E para mund të duket e lehtë (Lihtenshtejni), por nuk është e tillë dhe pastaj do të përballemi me Spanjën që është kthyer në nivelet e disa viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikën e saj. Niveli teknik i lojtarëve të kombëtares spanjolle është i jashtëzakonshëm ashtu si lojtarët e saj, nga Diego Kosta te David Silva, Zhordi Alba. Me pak fjalë, një ndeshje dosido (qesh).

Është e vërtetë që mund të shkonit te Dinamo e Zagrebit?

Jo, asnjë telefonatë. Pastaj kam një kontratë me Federatën Shqiptare, jam i lumtur që drejtoj Kombëtaren. Kam si synim të respektoj kontratën.

Komentet
Top