Deklarata e Lewandowski në dhomën e zhveshjes shokon shokët e skuadrës

Berita-Transfer-Robert-Lewandowski-Real-Madrid-Bayern-Munchen-Bayern-Munich-Arsenal-Manchester-United.png

Telenovela Lewandowski-Real Madrid vazhdon sërish, por sot me një histori të re. Mesa duket dhe siç publikohet nga “Sport Bild”, sulmuesi polak u ka komunikuar shokëve të tij dëshirën për t’u larguar në fund të këtij sezoni nga Bayern Munchen për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”. Numri ‘9’ dëshiron të veshë fanellën e Real Madridit me çdo kusht dhe kjo gjë nuk është më një sekret. Ai kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për ta bërë këtë dhe sikur të mos ishte e mjaftueshme, ai e ka treguar atë në disa raste. Në fillim të këtij viti, ai ndryshoi agjentin me të cilin bashkëpunonte prej disa sezonesh me qëllimin e qartë, të përfundojë si numri ‘9’ i ekipit të Zinedine Zidane. Agjenti i tij, Pini Zahavi, ka filluar menjëherë nga puna ndonëse presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez mohoi interesin.

Përkundër kësaj, jo gjithçka varet nga dëshira e tij. Robert Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2021 me kampionët e Gjermanisë dhe shitja e tij nuk konsiderohet nga drejtuesit e Bayern Munchen. Karl-Heinz Rummenigge, administratori i Bayern Munchen ka deklaruar disa herë, se sulmuesi nuk është në shitje dhe se ai do ta respektoj deri në fund kontratën e tij me klubin bavarez: “Askush nuk mund të nënshkruajë me një lojtar të Bayern kundër vullnetit tonë. Vë bast gjithçka, që Robert do të jetë me ne vitin e ardhshëm”. Ne do të shohim se si do të përfundojë ky spekulim, që duket të jetë vetëm në fillim, pasi na pret një verë e gjatë dhe merkato është e hapur deri më 31 gusht. Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të dy ekipeve, do të ketë një mundësi për të biseduar me lojtarin, trajnerët dhe menaxherët të cilët do të flasin hapur për këtë çështje.

Komentet
Loading...
Top