Loading...

Deklarata Katica Janevës e shkurtë dhe e qartë !

Mehdi-Memeti-620x330-1.jpg

Shkruan: Mehdi Memeti

Analistët politik, politikologët kuptohet me përjashtime, si dhe ata qeveritarë që deklaratën e Katica Janevës e marrin si të gabuar, mendojme dhe vlerësojmë se gabojnë vetë, sepse ajo e ka të kjartë se si duhet të punon në aspektin juridik profesional,dhe me vetëdije të plotë deklaron asisoji,ashtu edhe siç deklaroi. Natyrisht dhe s`ka se kujt t`i kërkon falje, sepse ajo ka problem me tërë Sistemin juridik, me gjithë ato ndërkembëza që po i bëhen asaj rreth dokumentacionit, që ajo me ekipin e saj I kërkon për studim dhe hulumtim. Jo rastësisht ajo thot se: janë jolegjitime të gjitha strukturat institucionale duke mos e përjashtuar edhe kryetarin e shtetit ,por nuk e thot se janë jo legal sepse ata legalisht i kanë fituar zgjedhjet, por jolegjitim nga popullata sepse ata kan vjedh vota, që veç u dëshmua që në start. Tani shtrohet pyetja ? Si paskan dashur këta qeveritarë, analistë të vetebegjendisur , pse mos të thuhet kështu, për ata njerëz që janë të varur nga pushteti për interesat e tyre personale, se gjoja deklarata e Znj.Katica Janevës e ve në dyshim edhe legjitimitetin e vet dhe ekipit të saj.

Znj.Katica.Janeva e ka popullin me vehte dhe populli e përkrah ate se vërtet janë lodhur me këtë qeveri jolegjitime, dhe natyrisht s`ka kujt t`i kërkon falje, hajdutëve që u zunë në vepër, atyre nuk u kërkohet falje, këte e ka analizuar mirë vlerësojmë Znj.Katica Janeva në aspekt profesional me tërë ekipin e saj, e vetëdijshme se këta njerëz të cilët kanë bërë keqpërdorime duhet të mbyllen dhe të shkojnë atje ku e kan vendin, si dhe t`u konfiskohet pasuria.

Eshtë mision i vështirë i saj, kuptohet, por ajo ka mandatin për ta delegjetimuar këtë politikë të brishtë , sepse ka simpatizantë nga i gjith populli pa dallime. Sa i përket simpatizantëve të cilët mbrojnë garniturën politike të pushtetit, besojmë se, asaj nuk i duhen simpatizantë të tillë.

Ndodhi problem në Maqedoni, këte e dim ne të gjithë që jetojmë këtu edhe faktori Ndërkombëtarë të cilin problem e bënë këta parlamentarë që i zgjodhi populli , kjo qeveri

me të gjitha institucionet që i formoi po e njeta, dhe tani vihet në pikpyetje deklarata e Katica .janevës, cfar apsurdi ?

Kjo prokurori speciale ka legjitimitetin e popullit, të Ndërkombëtarëve dhe të vetë Qeverisë për ta zgjidh problemin , që vet ata e krijuan dhe tani su mbetet gjë tjetër kërkojnë zgjidhje, tani si po duket dikujt i djeg cerga.

Patjetër të ketë zgjidhje përfundimtare edhe ate me burgosje serioze se vetëm përmes drejtësisë, Shteti mund të demokratizohet dhe të marë rrugë të mbarë dhe kahje të duhur… Pasi që besueshmëria në Institucione është e barabartë me zero(0) tani për tani, Interesi publik duhet të mbrohet, s`ka të bëjë me privatësinë e njerëzve qeveritarë, por për shkeljen e interesave publike shoqërore. Andaj keta njerëz duhet të pajtohen me fatin, mos mundohen të fitojnë vota e pushtet, por le t`i bëjnë qare vetes Çka më pastaj ? Pse ? Si ? Ku ? Kurr ? …

Komentet

Leave a Reply

Top