Loading...

Deklaratat e vëllezërve Xhaka pas ndeshjes

3856.jpg

Emocionet e debutimit në Kampionatin Europian dhe të një përballje ndaj Zvicrës së shqiptarëve, lanë shenjë te Shqipëria. Kjo u pohua edhe nga Taulant Xhaka pas sfidës së parë të kuqezinjve në Euro 2016, të humbur 1-0 me Zvicrën.

Taulant Xhaka

Besoj se në 20 minutat e para kishim emocione, goli që pësuam ishte për gabimin tonë. Duhet të përmirësohemi dhe që kjo të mos ndodhë edhe kundër Francës. Zvicra ka ekip shumë të mirë dhe me nivel të lartë lojtarësh. Por, edhe ne treguam se e kemi ekipin shumë të mirë dhe në Europian nuk ka skuadra të vogla.

I kishim mundësitë tona. Një gol kundër Zvicrës mund ta kishim shënuar. Tani të shohim ndaj Francës.

Vlerësimet për kuqezinjtë nuk munguan as nga ylli i helvetëve, Granit Xhaka.

Granit Xhaka

Ishte një fitore e rëndësishme dhe shumë e vështirë. E dinim që në fillim se Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë. E merituam këtë fitore dhe jam i gëzuar.

Është pak më e vështirë të luash me një lojtarë më pak se 11 kundër 11. Shqipëria ka skuadër shumë difensive, por edhe lojtarë të shpejt si Lenjani apo Roshi. Mund të kishim shënuar më tepër, por edhe me fitoren jemi të kënaqur.

Vëllezërit Xhaka, që për sfidën përballë njëri tjetrit u shndërruan në fenomen europian, treguan emocionet e sfidës, por edhe shpresat për ecurinë e Kombëtares në Kampionatin Europian.

Taulant Xhaka

Zvicra dhe ne do të shkojmë në raundin tjetër. Graniti jep maksimumin për Zvicrën unë për Shqipërinë.

Granit Xhaka: Ishte një ndeshje me shumë emocione si për mua ashtu edhe për Taulantin. Është folur shumë përpara ndeshjes, por e rëndësishme ishte që dhamë maksimumin për ekipet tona.

Shpresoj që edhe Shqipëria do të kualifikohet. Shqipëria ka shanse kundër Francës dhe mund t’ia dalë nëse paraqit kështu si ndaj Zvicrës. Por edhe ne kemi një ndeshje me Rumaninë ku duhet të përqendrohemi.

Përpos besimit për shanset e Shqipërisë që transmetuan vëllezërit Xhaka, Taulanti, më i madhi prej tyre foli edhe për nervozimin e shfaqur në momentin e zëvendësimit nga De Biasi, por pa krijuar polemika.

Taulant Xhaka

U mërzita që u zëvendësova, por ky ishte vendimi i trajnerit që kërkonte të luante në mënyrë më ofensive.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media