Del në ankand Ferrari i veçantë

0183.jpg

Modeli 288 GTO është një Ferrari shumë special dhe shumë i rëndësishëm.

Si inspirues i emrit të ri 488 GTB për motorin e fundit turbo V8, modeli 288 GTO hyri shumë lehtë në mesin e hiper-makinave me performancën më të lartë në vitet e ’80-ta. Por, kjo nuk ndryshoi deri kur në treg doli modeli F40 i vitit 1987. F40 i la tërësisht nën hije të arriturat e 288 GTO përmes një ristilizimi të thjeshtë.

Megjithëse fillimisht ishte prodhuar për seritë e garave të Grupit B, i njohur si makinë për “arrogancë” për prodhimin maksimal të fuqisë, 288 GTO pa dyshim se është një legjendë për ata që e kujtojnë.

Shitësit e makinës, shtëpia e ankandeve Villa Erba RM, shpresojnë që gjatë kësaj pranvere, kur edhe makina do të del në ankand, do të ketë persona që vërtet e njohin makinën.

0b

0c

Komentet

Leave a Reply

Top