Loading...

Del në shitje shtëpia luksoze, 1 miliard euro – VIDEO

1522589930_vilaepasur.png

Shtëpia ndër më të shtrenjtat në botë është vendosur në shitje në jug të Francës me një çmim prej 1 miliard euro (1.1 miliard $).

Villa Les Cèdres, e ndërtuar rreth vitit 1830 dhe dikur shtëpia e Mbretit Leopold II të Belgjikës, ndodhet në qytetin ekskluziv të Saint-Jean-Cap-Ferrat, pranë Nice.

Sipas Daily Mail, pronarja aktuale e pronës me dhjetë dhoma gjumi, e cila ka edhe një pishinë me madhësi olimpike, është Suzanne Marnier-Lapostolle, një anëtar i familjes Grand Marnier, e cila po kërkon diçka më të vogël. Shtëpia ka qenë e njohur për konjakët dhe likeret, që nga viti 1920.

Prona ka 35 hektarë tokë, një sallë ballosh të madhe dhe stalla për deri në 30 kuaj.

Komentet
Top