Del Piero për Conte

auto_del-piero1505798389.jpg

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, shpreson që një ditë Antonio Conte të rikthehet në Itali.

Trajneri i Chelseat është një nga emrat për të zëvendësuar Giampiero Venturan dhe Del Piero beson se tifozët do dëshironin një rikthim të tij.

“Conte? Ai bëri punë të madhe me Juventusin, po ashtu edhe me kombëtaren e italisë”, ka thënë Del Piero për Sport360.

“Do donim që ai të rikthehej në Itali, ai është trajner i madh”.

“Ai ka përmirësuar ekipet që ka stërvitur dhe këtë ka bërë edhe me Chelsean sezonin e kaluar, ashtu edhe te Juventusi”.

“Kemi pasur disa probleme dhe ai i ka rregulluar, pastaj kemi fituar titullin. Ai ka kualitete të mëdha, kjo është edhe arsyeja pse stërvitë klube të mëdha”.

“Shpresoj të ketë suksese te Chelsea dhe një ditë të rikthehet këtu”, ka shtuar italiani.

Komentet
Top