Dembele e tepron me kërkesat e tij, shikoni se çfarë ka bërë Barcelona për të

ousmane-dembele_y5a9b6rhkjj71i7k52d22l145.jpg

Përpjekjet e Barcelonës për të ndihmuar Ousmane Dembelen të ambientohet në Spanjë kanë shkuar aq largë, sa që katalunasit i kanë siguruar francezit çdo nevojë të tij.Dembele u transferua në Barcelonë gjatë vitit 2016, për shumën e 150 milionë eurove, si zëvendësues i Neymarit, shkruan GazetaBlicMirëpo Dembele ka zhvilluar pak paraqitje deri më tani me Barçën, pasi po vuan nga lëndimet e shpeshta.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona është duke bërë më të mirën për të zgjidhur problemet e Dembeles me ambientimin.Duke pasur parasysh presionin mbi një 20-vjeçar, Barcelona i ka siguruar atij çdo gjë që i duhet.Në mënyrë që të kujdeset për dietën e tij, Barça i ka siguruar sulmuesit një kuzhinier për gatimin e ushqimit, në mënyrë që francezi të mos mbështetet në ushqimet e shpejta.

Komentet
Loading...
Top