Loading...

Denoncohet tetovarja që mashtronte qytetarët për punësim

C7767545F4857DBE30EA701AED160609.jpg

Një grua nga Tetova është denoncuar në polici nga disa persona, të cilët thonë se ju është paraqitur si e punësuar në Qeveri dhe ju ka premtuar se do t’i punësojë, me çka ju ka marrë para.

Personat L.F (39), K.F (28) dhe S.F (20) të gjithë nga fshati Sllatinë kanë paraqitur dje mashtrim të kryer nga ana e personit A.A nga Tetova.

Ata, siç kumtojnë nga MPB-ja gjatë nëntorit të vitit të kaluar janë njoftuar me personin A.A e cila ju ka thënë se punon në një institucion qeveritar në Shkup dhe se mjaftë miq në partitë politike dhe se mund t’u ndihmojë të punësohet. Nga të dëmtuarit ka kërkuar t’i sjellin dokumente për arsim të kryer, ndërsa në dy raste ka marrë para prej rreth 2.800 eurove.

Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Komentet
Top