Loading...

Departamenti Amerikan i Shtetit: Besim të plotë te ambasadori Lu

0-119.jpg

Departamenti Amerikan i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori amerikan në Shqipëri.

Këto janë fjalët zyrtare ekskluzive për Top Channel, i cili iu drejtua Departamentit Amerikan të Shteti pas artikullit të Huffington Post, ku Luke Cofey drejtor i politikave të jashtme në Heritage Fondation, kritikon politikat e SHBA-ve në Ballkan dhe konkretisht për Shqipërinë, ndërhyrjen e ambasadorit Donald Lu në politikat e brendshme.

Top Channel kontaktoi DASH dhe zyra e shtypit atje, në emër të zëdhënësit Mark Toner, thekson se qellimi madhor amerikan në Shqipëri është mbështetja e reformave me qëllim anëtarësimin e vendit në BE.

“Politikat e SHBA kanë si qëllim të mbështesin anëtarësimin e vendit tuaj në BE dhe reformat e nevojshme për të arritur këtë qëllim. Këtu përfshihen mbështetja ndaj reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe gjithashtu lufta ndaj ekstremizmit të dhunshm. Ambasadori LU dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare ashtu si dhe me shoqërinë civile për të cuar përpara politikat dhe qëllimet e Amerikes. Departamenti i Shtetit, ka besim të plotë tek ambasada jonë dhe vetë Ambasadori në Shqipëri. Si miq dhe aleatë të Shqipërisë në Nato, SHBA-të nxisin fuqimisht të gjitha palët të respektojnë fuqinë e ligjit dhe proceseve demokratike. Ne duam të shohim një Shqipëri të fortë dhe të integruar në familjen euro-atlantike”,- thuhet në reagimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, dhënë ekskluzivisht për Top Channel.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media