Departamenti i Shtetit Amerikan: Hoxhallarët kanë përkrahur BDI-në në Zgjedhje

thumbnail_1reisi.jpg

Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për liritë fetare në Maqedoni për vitin 201. Në raport përmenden ankesat e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) se Qeveria e favorizon Kishën Ortodokse Maqedonase në kurriz të bashkësive tjera fetare.

Përmendet ankesat e BFI-së, sidomos për Llazhecin dhe Kriva Pallankën, ku pengohet ndërtimi i xhamive. Xhamia e Prilepit gjithashtu është pjesë e raportit, pasi që BFI ankohet se pushteti nuk lejon rindërtimin e saj. Poashtu Departamenti i shtetit amerikan ka vërejtje se krerët e BFI-së kanë përkrahur haptazi partitë politike BDI-në dhe Lëvizjen BESA dhe për Kishën Maqedonase që ka përkrahur VMRO-DPMNE, shkruan portali Shqipmedia.com

Gjithashtu, theksohet se grupet më të vogla fetare ankohen për trajtim të pabarabartë të qeverisë krahasuar me pesë bashkësitë fetare të njohura me Kushtetutë.

Në raportin e Departamentit të Shtetit theksohet se dallimet fetare vazhdojnë të shfaqen në gjyqet penale dhe civile. Këtu përmendet procesi i përsëritur gjyqësor kundër peshkopit Jovan Vranishkovski.

Komentet
Loading...
Top