Loading...

“Deri Tash” e fut fuqishëm në tregun muzikor artistin Phatooni – VIDEO

deri.jpg

Një ndër blogerat e parë shqiptar në RMV, Faton Islami apo  “Phatooni”  ka vendosur që të futet në industrinë e muzikës, zhandri të cilit i përket ai është “Hip-Hop/Rap”.

Edhe pse kohës fundit tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë pasurohet me emra të rinj që vendosin të futen në tregun tonë të muzikës, fakti se Phatooni nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar, i ka ndihmuar atij që këtë rrugëtim ta ketë më të lehtë e kjo mund të dëshmohet me atë se vetëm pak orë pas publikimit të projektit të tij të parë të këtij lloji, e njëjta filloi të shpërndahet nga një numër i madh i fansave të tij e që arriti të kap mijëra klikime për shumë pak orë.

Phatooni me stilin e tij të veçantë, premton shumë në industrinë e muzikës, gjegjësisht në zhandrin “Hip-Hop/Rap”. Ai këtë rrugëtim e filloi mbarë me këngën e titulluar “Deri Tash”, tekstin e të cilës e ka shkruar vet ai, muzikën Dj Nago kurse për videoklipin është përkujdesur “Blackroom”.

 

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media