Dërvendi po shprazet, rinia ikën në gurbet – VIDEO

maxresdefault172.jpg

Bënë selfien e fundit para se të marrin rrugën e gurbetit.

Mbi 15 të rinj nga fshati Kopanicë, në komunën e Sarajit, mbrëmë braktisën fshatin e tyre për të udhëtuar drejt Evropës, siç thonë, për një jetë më të mirë.

Bashkëfshatarët e tyre thonë se të rinjtë po ikin pasi nuk po gjejnë punë dh perspektivë këtu në Maqedoni.

“Mund të them që të rinjtë mezi presin të dalin, ose të martohen ose të gjejnë ndonjë rrugë për tu larguar. Nuk shoh perspektivë këtu, dal ndonjë herë nga këto çajtoret, magjistër është rojtar i rrymës elektrike, kjo është turp për një njeri të shkolluar mos mund ti gjejnë një vend pune. Mbrëmë duke biseduar, nuk e di rasti se si është 10-15 apo 20 persona udhëtuan drejt Sllovakisë”, tha Avdil Vaid Ademi, Mërgimtarë.

Imami i fshatit Kopanicë thotë se të rinjtë nuk duhet të largohen dhe duhet të japin kontributin e tyre në fshatin e tyre.

“Ajo është e vërtet por shkaqet pse po largohen secili mendon për një jetë më të mirë. – Por tani edhe atje është bërë vështirë ne kemi gurbetëqar që kanë treguar që ka qenë më mirë me përpara. Tani nuk është sikur ka qenë më herët, por tani të rinjtë mund të manipulohen nga dikush, ose u ofrojnë për diçka për një jetë më të mirë, kjo është me të vërtet një tmerr që po largohen rinia. Duhet të gjejnë vend pune dhe të punojnë në vendlindjen e vet dhe të japin kontributin në fshatrat e tyre”, u shpreh Ahmet Qilafi, Imam i Xhamisë në Kopanicë.

Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Maqedonisë përfshirë emigracionin e rregullt dhe emigracionin ilegal, vazhdon të jetë i lartë, ndonëse jo në shifra alarmante. Nga Enti shtetëror për Statistika, në bazë të të dhënave, për periudhën 2012-2016 bëhet e ditur se Maqedonia vazhdon të ketë shkallë të mesme të emigrimit, me një mesatare prej 4222 qytetarësh. Nga Maqedonia vetëm vitin e kaluar janë larguar 440 persona, thonë statistikat. Në vitin 2015 nga Maqedonia kanë ikur 767 persona, në 2014-ën 740, në vitin 2013 janë zhvendosur 945 persona, kurse në 2012-ën vendin e kanë braktisur 1.330.Tv21

Komentet
Loading...
Top