Destinacioni i pushimeve verore përcakton personalitetin

0-284.jpg

Psikologji – Pushime në mal apo në plazh? Zgjedhja juaj tregon shumë për personalitetin që keni dhe për qëllimin që i keni vënë vetes në pushimet verore…

Mendoni rreth pushimeve tuaja të fundit. I kaluat duke mbushur makinën me peshqirë plazhi, çadër dhe lodrat e ndërtimit të rërës? Apo ngarkuat në çantën e shpinës këpucët për ngjitjen në mal, libra dhe një rrobë për ta hedhur krahëve gjatë netëve të freskëta?

Studimet raportojnë se destinacionet tona të pushimeve mund të tregojnë gjithnjë e më shumë rreth personalitetit tonë dhe lumturisë. Ka aspekte të caktuara të jetës së plazhit dhe cilësi të tjera të jetës në mal që reflektojnë pjesë të personaliteteve tona themelore. Ndaj ngrihet pyetja: a jeni një person që ndjek pemët apo dikush që preferon rrezet e diellit dhe valët e detit? Me fjalë të tjera, preferoni malin apo plazhin?

Llojet e personalitetit gjatë pushimeve

Studimet kanë treguar se ata që janë më shumë introvertë mendohet se priren më shumë të drejtohen për nga mali dhe të pushojnë anë pemëve. Ata që kanë personalitete më ekstroverte priren më tepër të shijojnë aspektet shoqërore të plazheve të populluara. Kur vjen puna për nga gjeografia, personalitetet tona hyjnë në lojë.

Studimi i llojeve të personalitetit për destinacione të ndryshme quhet përputhja e personit me mjedisin. Lidhja e llojeve të personaliteteve për vende të caktuara përcaktohet nga tiparet e karakterit. Introvertët preferojnë vendet e qeta dhe pa shumë njerëz. Ekstrovertët nga ana tjetër shijojnë plazhin, sepse ekspozohen më shumë te njerëzit e tjerë, kanë më shumë veprim dhe ndërveprim dhe hasen më tepër me shikimet e të tjerëve, gjë që i përshtatet natyrës së tyre.

Nëse rolet do të ndryshohen, të dyja palët do të ndiheshin jo rehat pasi mjediset për ta konsiderohen jo të preferueshme. Faktorë të tjerë si mosha, gjinia dhe raca nuk kishin asnjë rëndësi në përcaktimin e një pushimi malor apo në plazh. Varet kryesisht nga ndryshimi i personalitetit të qenët introvertë apo ekstrovertë.

Plazhi kundër malit

Këto dy lloje të destinacioneve kanë tipare të ngjashme. Për shembull, malet janë vende private ku shkon për të qenë sa më meditues dhe për të hyrë sa më thellë mendime. Ato shpesh ofrojnë izolimin perfekt për të menduar më gjatë për jetën. Nga ana tjetër, jeta në plazh ofron zhurmë, vëmendje, argëtim dhe ndërveprim. Një plazh është një përvojë që nxit më tepër socializmin mes njerëzve që takohen dhe që krahasojnë eksperiencat e tyre.

Malet duket se janë gjithashtu një zgjedhje e mirë për njerëzit që duan të udhëtojnë të vetëm, ndërsa plazhi është një pushim i mirë për ata që kanë kohë të pushojnë së bashku me miqtë. Pra, arsyeja përse zgjidhni njërën ose tjetrën varet gjerësisht nga karakteri juaj.

Çfarë vjen së pari: karakteri apo destinacioni?

Pra, kur një introvert kërkon vetmi, a kërkon ai për male? Apo malet e thërrasin më nga afër një introvert? Gjithashtu, ekstrovertët kanë nevojë të shihen nga të tjerët dhe të bëjnë paradë në vende sociale siç janë plazhet apo plazhi e thërret ekstrovertin apo është një vend për argëtim?

Është mjaft intriguese që shumë studime kanë treguar se disa vende të caktuara kanë lidhje për nga aspekti gjeografik me personalitetet. Kërkimet identifikojnë se hapësirat e hapura inkurajojnë sjellje ekstroverte te njerëzit që janë të tillë.

Po ashtu janë kryer studime për të përcaktuar tipa të ndryshëm të personalitetit. Kur janë monitoruar njerëzit në zona të hapura përkrah njerëzve në zona të qeta dhe natyrore, studiuesit kanë zbuluar se kishte ndryshime minimale në nivelet e ekstraversionit apo introversionit, pasi ekstrovertët kishin nivele më të larta lumturie në zona të hapura dhe introvertët kishin nivele të larta lumturie për faktin që ishin në një vend të qetë ku mund të pushonin lirshëm.

Në fund, kërkuesit zbuluan se ambientet që ne frekuentojmë mund të përputhen shumë mirë me tiparet e brendshme të personalitetit tonë dhe janë një zgjedhje që ne nuk e bëjmë në mënyrë të pavetëdijshme.

Si ndikon deti te truri ynë?

A e dini se valët e detit çlirojnë te ne hormonet e qetësimit dhe falë çlirimit të joneve negative trupi ynë është në gjendje të thithë më shumë oksigjen? Gjithashtu duhet të dini se deti ndikon shumë te humori dhe pakësimi i stresit te ne. Një ditë në plazh lidhet gjithashtu edhe me gjumë më të mirë.

Një arsye përse deti ka një efekt kaq qetësues lidhet gjithashtu edhe me tingujt e valëve. Falë kësaj, niveli kortizol i stresit ulet shumë dhe ne arrimë të përfitojmë një qetësim mendor. Dëgjimi i tingujve të detit gjithashtu zbut tingujt dhe krijon frekuenca harmonie te ne duke rregulluar intervalet.

Sipërfaqja e sheshtë e detit krijon te ne një ndjesi të sigurisë. Njerëzit ndihen më të sigurt kur janë në vende të qeta dhe jo komplekse. Në pyll njerëzit duhet të ndihen të gatshëm për t’u dalë kundër kafshëve të egra, në qytete duhet të ruhen nga makinat dhe njerëzit e tjerë, por në plazh, disa kilometra larg zhurmës ata gjejnë qetësinë falë largimit të kërcënimeve.

Komentet

Leave a Reply

Top