Loading...

Detaje nga aksioni policor në Gostivar, arrestohet pronari i “Golden Gate”

rsz_195726_920.jpg

Në operacionin e policisë “Çekani” sot janë arrestuar gjithsej 15 persona, për dy veta pas kontrolleve të kryera është konfirmuar se janë larguar nga territori i Republikës së Maqedonisë, me siguri për shkaqe personale, ndërsa pas dy personave ende vijojnë gjurmimet, të gjithë në kuadër të aktiviteteve për shkatërrimin e grupit me kriminal të organizuar, e cila i ka kryer krimet “shoqërim kriminal”, “shantazh”, “fajdexhi” si dhe “larje të parave dhe të ardhurave të tjera penale”, e cila ka vepruar në rajonin e Maqedonisë Perëndimore .

Personat të paraqitur penale gjatë ditës, kumtoi MPB-ja, do të dërgohen tek gjyqtari kompetent me procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1.

Pas urdhrave paraprake të lëshuara për bastisje të shtëpive dhe lokaleve e tjera, sot në mëngjes janë bërë kërkime në gjithsej nëntëmbëdhjetë vende në Gostivar.

Gjatë bastisjes së shtëpisë, nga ana e një personi është përdorur armë zjarri, respektivisht kanë shtënë ndaj nëpunësve të policisë.

“I dyshuari menjëherë është mposhtur dhe është arrestuar. Momentalisht në procedurë për marrje janë 20 automjete të pasagjerëve, rreth 43.510 euro, 12.080 franga zvicerane dhe 239.850 denarë, 4 pistoleta pa leje, një armë gjahu, rreth 60 plumba, thikë, 3 futrolla për pistoleta, shtatë telefona celular, 11 karta SIM, kontrata dhe sende të lidhur me personat e dëmtuar, disa marrëveshje për hua me para, ndërsa është konfirmuar edhe vepër penale vjedhje të energjisë elektrike”, qëndron në kumtesën e dërguar nga MPB-ja.

Nga Reparti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, në prokurorin publike për dyshim të arsyeshëm për vepra të kryera penale do të ngrihet akuza penale kundër individëve të F.A (49), A.M. (51), I.A. (44) F.M. (54) R.S. (44), J.S. (24), F.S. (22) F.M. (27) A.Z. (35) , M.S. (25) I.M. (44), A.I. (34), F.H. (56) M.A. (38), H.I. (32) M.I. (43), I.B. (43) N.M. (41) të gjithë nga Gostivari dhe U.J.(50) nga Shkupi. Në mesin e këtyre të dyshuarve janë katër avokat dhe një përmbarues, përveç kundër krimit fizike do të ndiqet penalisht dhe një person juridik Shoqata për gastronomi, turizëm dhe shërbime tregtare “Golden Place MM”, SHPKNJP fshati Mavrovë, pronar dhe menaxheri i të cilit është bashkëshortja e paditur e organizatorit të grupit./Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media