Detaje nga vdekja e tre foshnjeve shqiptare në Klinikën e Shkupit – VIDEO

klinika-2-520x293.jpg

Tre foshnja të porsalindura kanë ndërruar jetë në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup. Nëna e trineqëve para dy ditësh është dërguar nga Spitali I Tetovës në Klinikën e Shkupit pasi i janë paraqitur komplikime shëndetësore. Familjarët thonë se tragjedia e tyre ka ndodhur edhe si pasojë e mungesës së kushteve në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.

Kishin problem me frymëmarrjen, në inkubatorët brenda ku i futën vetëm 57 fëmijë ka pasur të lindur ndërkaq vetëm 17 inkubator kanë, i kanë mbajtur me pompe dore. 1:55 Është edhe çështja e inkubatorëve, nuk kanë inkubator aspak. 2:33 prej orës 12 deri në 3 natës i kanë padur në inkubator dhe fëmijët kanë vdekur që të tre- thotë në telefon një familjar.

Por nga ministria e Shëndetësisë thonë se pacientes i janë bërë të gjitha procedurat dhe reanimacionet e nevojshme, ndërkaq theksojnë se është formuar komision i cili do të mbikëqyr rastin për të zbardhur shkaqet e fatkeqësisë.

Me familjarët është biseduar nga ana e personelit të Klinikës, me qëllim që të shpjegohet gjendja e bebeve, trajnimi dhe mundësitë e mbijetesës, ndërkaq të nesërmen është konstatuar vdekje e trineqëve. Është bërë edhe reanimin primar dhe janë transportuar në inkubator të tre foshnjat në Repartin për kujdes intensiv . Ministria e Shëndetësisë menjëherë pas marrjes së informacioneve formoi komision për mbikëqyrje që do të heton rastin, me qëllim që të vërtetohet nëse trajtimi i nënës dhe bebeve është bërë në pajtim me protokollet dhe mjekësinë e bazuar në fakte. Njëkohësisht komisioni është formuar nga ana e Inspektoratit shtetëror sanitar-shëndetësor- bëjnë me dije nga ministria e Shëndetësisë.

Pacientja I.M nga fshati Dobrosht i Tetovës është hospitalizuar më 21 gusht në Klinikën për gjinekologji si pasojë e dhimbjes në abdomen. Të njëjtën ditë ajo ka lindur me operacion ku ka qenë në javën e 27 të shtatzënisë. Trineqët kanë lindur në fazën gjashtë mujore të shtatzënisë, ndërkaq sipas gjinekologëve, në këtë periudhë është shumë e vështirë që të mbijetojnë foshnjat pasi në pyetje janë edhe shumë faktorë tjerë gjinekologjik.

/Alsat-m

Komentet
Top