Loading...

Detaje të reja nga vrasja në Reçicë të Tetovës

Ubistvo-policija-singelic-1.jpg

Para pak çastesh rreth orës 22:45 në fshatin Reçicë të Tetovës ka ndodhur një vrasje, njofton portali Shqipmedia. Nuk dihet akoma motivet dhe autori por dyshohet se një zënkë familjare ka përfunduar me vrasje. Policia ka dalë në teren dhe punon në zbardhjen e rastit ndërsa komunikacioni në këtë vend është ndaluar për momentin. Për lajme zyrtare do të presim njoftim nga policia e Tetovës.

Mësohet se vrasësi ka qenë për të punuar në Irak e më pas ai kthehet në vendlindje por mentalisht jo stabil. Personi i cili tani është në kërkim nga policia, për një kohë të gjatë ka punuar si taksist në Tetovë.

Si pasojë e gjithë kësaj, ai vret gruan e tij para shtëpisë së babait të saj dhe tenton ta vrasë nji taksist i cili tani gjendet në Spitalin e Tetovës./ShqipMedia

Komentet
Top