Detajet e audiencës së Erdoganit tek Papa: nga dhurata me Sulltan Sulejmanin te gratë e mbuluara në delegacionin turk

20180205154249-k1gE-U44568372778BuH-992x558@LaVanguardia-Web.jpg

Audienca e Papa Françeskut me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, po analizohet me detaje nga mediat italiane që po mbulojnë gjerësisht eventin.

Sipas shkrimeve të korrespondentëve nga Vatikani të gazetave kryesore italiane, takimi mes Erdogan dhe Papës ka qenë mjaft i rëndësishëm dhe ka pasur mesazhe që cilësohen si “kuptimplotë”.

Dhe për t’i përkthyer këto mesazhe, mediat italiane që e njohin mirë gjuhën e Vatikanit janë marrë me simbolikën që ka përcjellë paraqitja publike e takimit midis kreut të një shteti të madh e të rëndësishëm musliman dhe kreut të Kishës Katolike botërore.

Papa Françesku dhe Erdogan kanë qëndruar në audiencë për 50 minuta, kohë që kreu i Vatikanit e rezervon për krerë të shteteve të rëndësishme, pasi zakonisht audienca zgjat 35 minuta.

Por paraqitja publike nuk ka qenë as 1 minutë e gjysmë. Në publik bëhen prezente dhuratat dhe anëtarët e delegacionit.

Sipas La Repubblica, Papa i ka dhuruar Erdoganit një medalion me Ungjillin, ku Bergoglio ka thënë: “Ky është Ungjilli i paqes që mbyt demonët e luftës”.

Më pas i ka dhuruar një peisazh të Bazilikës së Shën Pjetrit siç ajo ka qenë në vitin 1600.

Kurse Presidenti i Turqisë, i ka dhuruar një vepër arti shumë të rrallë në qeramikë fine të periudhës së Sulemanit të Madhërishëm, ku është pikturuar me ngjyra të mrekullueshme një peisazh i Stambollit.

Gjithashtu, Erdogan i ka dhuruar një kolanë komplete në italisht dhe anglisht të mendimtarit të famshëm musliman, Mevlana Rumi.

Për të gjitha mediat italiane, kjo vizitë është eveniment i rëndësishëm, pasi është e para vizitë në Vatikan të një kreu të shtetit turk prej 60 vitesh.

La Stampa, drejtori i së cilës, Maurizio Mulinari, intervistoi Erdoganin para vizitës në Itali, thekson në komentin e saj se një nga simbolikat më të rëndësishme të takimit të Papës me Erdogan ishte pjesëmarrja e bashkëshortes së Presidentit turk, Emine Erdogan dhe të 5 grave të tjera në delegacion.

Ndër pjesëtaret e delegacionit është edhe e bija e Presidentit, Esra, e cila është bashkëshortja e Ministrit të Energjisë.

Kanë qenë pesë ministra anëtarë të delegacionit: i Jashtëm, i Mbrojtjes, Ministri për Europën, Ministri i Ekonomisë dhe ai i Energjisë.

La Stampa thekson se “nga 6 gra që ishin në delegacion, 4 ishin me mbulesë. Por kjo është e zakonshme në Vatikan, pasi gratë që takojnë Papën në audiencë- të gjitha duhet të mbulohen, kurse anëtarët e delegacionit turk nuk e kanë pasur këtë nevojë pasi ata të tillë e kanë veshjen”.

Ka qenë një simbolikë shumë kuptimplotë kjo frazë e medias italiane që rrëzon një propagandë bajate ndaj mbulesës dhe shpërthen islamofobinë.

Dhe islamofobia ka qenë temë e bisedimeve mes Erdogan dhe Papa Françeskut, i cili e ka dënuar me forcë.

Siç theksohet nga njoftimi i shtypit i Vatikanit, ka pasur një konvergjencë për Jerusalemin si qytet i “të gjithëve” por edhe mbi përpjekjen kundër terrorizmit dhe luftrave.

Erdogan do vijojnë takimet me krerët e shtetit italian.

Presidenti turk, në intervistën e dhënë për La Stampa theksonte se Italia është një vend mik ku volumi i tregtisë është 200 miliardë dollarë dhe që sipas Erdogan për 3 vjet do të dyfishohet.

Disa organizata të majta, të lidhura me kurdët kanë zhvilluar protesta në Romë, por që nuk janë lejuar nga policia që të kalojnë cakun./tesheshi

Komentet
Top