Loading...

Dhjetëra mijë studentë protestuan sot në Shkup – VIDEO

mars-trgna-540x405.jpg

Mijëra studentë sot protestuan në Shkup kundër paralajmërimit të vendimit qeveritar për aplikimin e provimit shtetëror.

Studentët protestuan përmes një marshi, duke nisur nga rektorati i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, duke vazhduar më pas pranë Parlamentit dhe duke përfunduar marshin pranë Qeverisë.

Marshit protestues i’u bashkuan edhe qytetarët, në përkrahje të studentëve, të cilët mbanin parullat “Stop reformave të këqija”, “Askush nuk mund të ndalojë zërin e studentëve”, “Kjo nuk është Pazar”, “Ndërroj indeksin studentor me pasaportë amerikane”, “Teste eksterne për qeveritarët”, etj.

Organizatorët e protestës Plenumi Studentor kanë theksuar se protesta ka qenë më masive në krahasim me protestën e parë të mbajtur më 17 nëntor. Studentëve të Universitetit të Shkupit i’u bashkëngjitën edhe studentët e UEJL nga Tetova. Në protestë ishin edhe nxënës të disa shkollave të mesme, edhe pse drejtoritë e tyre kishin urdhëruar që nxënësit e shkollave të tyre të mos përfshihen në protestë. Organizatorët e protestës i dorëzuan qeverisë kërkesat e tyre për heqjen e testeve të paralajmëruara eksterne dhe kushte të tjera.

T-Home dhe VIP në qendrën e Shkupit nuk po funksionojnë?

Operatorët VIP dhe T-Mobile nuk po funksionojnë në qendrën e Shkupit.

Pjesëmarrësit në Marshin studentor janë revoltuar dhe nëpërmjet rrjeteve sociale kanë dënuar këtë akt.

Nuk dihen arsyet se pse këto dy rrjete nuk po funksionojnë.

Studentët e USHT-së nuk i’u bashkangjitën protestave

Përderisa studentët përmes marshit studentor e kundërshtojnë vendimin për testimin ekstern, Parlamenti studentor nga Universiteti Shtetëror i Tetovës ende nuk ka marrë qëndrim rreth idesë së qeverisë për vendosjen e provimit shtetëror në fakultete.

mars-12

studentiSobranie-303x540

protest-vlada-540x405

pres-sobranie-3-540x405

viber-image-9-540x303

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media