Dieta dhe pagjumësia. Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë?

1.jpg

Mund t’ju kenë këshilluar shumë gjëra për këtë problem. Dikush mund t’ju ketë thënë të limitoni konsumimin e kafes në orët e mbrëmjes, ose të praktikoni disa ushtrime relaksuese përpara gjumit. Por tani, studiuesit janë përqendruar në rolin që ka ushqimi, për një gjumë të qetë e të thellë.

Një studim i ri është publikuar në revistën shkencore “Journal of Clinical Sleep Medicine”. Në këtë studim thuhet se ushqimi është burimi kryesor i energjisë për trupin tonë dhe përsa i përket gjumit, mund të jetë e rëndësishme ushqyerja në mënyrën e duhur.

Studimi tregon se pjesa më e madhe e marrjes së fibrave gjatë ditës, korrespondon me rritjen e kohëzgjatjes së një gjumi të thellë. Ndërsa një konsumim i lartë i yndyrnave të ngopura dhe i sheqerit korrespondon me faza të shkurtra të gjumit të thellë dhe me zgjime më të shpeshta gjatë natës.

Sipas Marie Pierre St-Onge e “Columbia University Medical Center”, studimi konfirmon që cilësia e dietës së konsumuar nga njeriu, influencon në cilësinë e gjumit dhe se konsumimi më i madh i yndyrnave të ngopura dhe sheqerit dhe më pak fibra, influencon në parametrat e gjumit.

Sipas saj, zbulimi se ushqimi është në gjendje të ndikojë në gjumë, ka implikime të rëndësishme për shëndetin dhe në këtë mënyrë hapen studime të mëtejshme në lidhje me zakonet e gjumit dhe zhvillimin e sëmundjeve kronike, si: hipertensioni, diabeti dhe sëmundje kardiovaskulare.

Si përfundim, duhet të konsumoni më shumë fibra gjatë ditës dhe më pak yndyrna të ngopura dhe sheqer, në mënyrë që të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj. Studimi na kujton se trupi ynë është një makinë shumë e ndjeshme, që punon më mirë në qoftë se është ushqyer mirë.

Komentet
Loading...
Top