Dieta ushtarake, humbni katër kg për tri ditë!

auto_dieta1445694912.jpg


Dieta ushtarake, apo treditore, sikur që thotë edhe vetë titulli, nënkupton një regjim shumë të ashpër të ushqimit

Para se të filloni këtë dietë, duhet të konsultoheni me mjekun, meqë dieta është shumë restriktive dhe duhet t’u përmbaheni të gjitha këshillave, nëse doni të keni sukses.

Kjo dietë funksionin sipas parimit të shpërbërjes kimike, prandaj ushqimet nuk mund t’i zëvendësoni me njëri-tjetrin. Nga mëlmesat lejohen kripa dhe biberi dhe – asgjë tjetër. Çdo ditë duhet të hani në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh a keni uri, apo jo. Pas dietës, të paktën katër ditë duhet të ushqeheni “normalisht” dhe, më pas, nëse keni nevojë, mund ta përsëritni dietën sërish. Krahas dietës, preferohen edhe ushtrimet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dita e parë

Kafjalli

Gjysmë grejpfruti, një grishë buke të thekur me dy lugë gjalpë kikirikësh, kafe, ose çaj.

Dreka

Pak mish tuni, një grishë buke të thekur, kafe, ose çaj.

Darka

80 gramë mish pule, apo tjetër pa yndyrë, një filxhan bizele, gjysmë bananeje, një mollë e vogël dhe një filxhan akullore të vaniljes.

Dita e dytë

Kafjalli

Një vezë, gjysmë bananeje, një rriskë buke të thekur.

Dreka

Pak djathë të freskët, një vezë të zier fort, si dhe 5 keksë të njelmët.

Darka

Dy salsiçe (pa bukë), pak brokoli, gjysmë karote të gërryer, gjysmë bananeje, gjysmë kupe akullore të vaniljes.

Dita e tretë

Kafjalli

Kafe ose çaj me një deri dy lugë ëmbëltues, pesë keksë të njelmët, 26 gramë djathë dhe një mollë të vogël.

Dreka

Një vezë të zier fort dhe një rriskë të bukës së thekur.

Darka

Një kupë mish tuni, gjysmë bananeje dhe një kupë akullore të vaniljes.

Ujë mund të pini sa të doni, e nëse i jeni përmbajtur dietës si duhet, tanimë i keni humbur katër kile.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top