Loading...

Diplomati gjerman: Zgjedhje në Maqedoni sipas standardeve në të kundërtën të shtyhen

234894.jpg

Gjatë qëndrimit të tij në një vizitë zyrtare në Shkup sekretari i Gjermanisë Mihael Rot thotë se për shkak të rolit të Maqedonisë në krizën e emigrantëve nuk ka lëshime për udhëheqësin e Maqedonisë.

”Jo, nuk ka zbritje politike për afrim ndaj BE¬së. Kjo nuk do të thotë se ne nuk ofrojmë asnjë ndihmë në lidhje me çështjen e emigrantëve. Duke parë situatën dramatike edhe në të ardhmen do bashkëpunojë me vendet e Ballkanit perëndimorë për këtë çështje. BE por edhe Gjermania e përkrahin konkretisht Maqedoninë. Për këtë gjë duhet të gjithë të jenë të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm”, ka theksuar Rot.
Rot kërkon zbatim të tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës me qëllim që të realizohen zgjedhje të lira dhe demokratike, por nëse deri në fund të prillit nuk krijohen kushte për zgjedhje BE do të rekomandojë shtyrje të datës.
“Me marrëveshjen e Përzhinës forcat politike ishin dakorduar për zgjedhje të reja sipas standardeve evropiane. Tash të gjithë përgjigjet janë të lidhura me marrëveshjen dhe ajo duhet që të realizohet dhe zbatohet në tërësi. Kjo kërkesë është drejtuar qeverisë. Ajo ka përgjegjësi për të mirën e vendit për afrim tek BE. Nuk duhet që të lëshojë angazhimin për plotësimin e këtyre standardeve. Derisa Komisioni evropian deri në fund të muajit prill vlerëson se nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike sigurisht që do të rekomandojë shtyrjen e datës”, deklaroi Rot.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media