Loading...

Disa nga OJQ-të në Tetovë po keqpërdorin të rinjtë?

tetova-2013-tetovo-2013.jpg

Puna vullnetare përndryshe konsiderohet si një veprimtari e një individi ose një grup njerëzish që ofrojnë shërbime të caktuara pa pasur asnjë përfitim financiar apo social. Vullnetarizmi gjithashtu është i njohur për zhvillimin e aftësive personale, sidomos për të rinjtë të cilët duan të thithin njohuri të ndryshme.

Përveç përfitimeve personale të lartëpërmendura që mund të i fitojë një individ gjatë kryerjes së ndonjë pune të caktuar vullnetare, ajo veprimtari pa dyshim që sjellë përfitime pozitive për komunitetin të cilit i shërben apo në përgjithësi shoqërisë.

Mirëpo, këtu shtrohet pyetja: Sa realisht këtyre të rinjëve të cilët regjistrohen në ndonjë x organizatë me qëllim të kryejnë një punë të caktuar vullnetare ju mundësohet një gjë e tillë edhe nuk keqpërdoren nga pronarët e organizatave për të kryer shërbime të cilat i shërbejnë vetëm organizatës për përfitimet e veta? 

Nga 20 të intervistuarit të cilët tani më kishin përvojë në punën vullnetare, vetëm 5 prej tyre u shprehen se janë ndarë të kënaqur në fund të kryerjes së vepmritarisë edhe se në asnjë moment nuk janë ndjerë të keqpërdorur.

Pjesa tjetër, për portalin ShqipMedia shprehën zhgënjimin e thellë që e kishin përjetuar nga momenti kur janë regjistruar në një ndër OJQ lokale si vullnetarë, e deri në përfundimin ” e detyrës”. Ata thanë se kanë punuar vetëm 10% për atë që realisht janë regjistruar, kurse pjesën më të madhe e kanë kaluar duke i kryer punët administrative të organizatës, vullnetarët shpesh herë edhe janë detyruar që të pastrojnë hapësirat e organizatës.

Vlen të ceket se të intervistuarit janë nga qyteti i Tetovës dhe rrethinë edhe se nuk pranuan të identifikohen pë arsyet e tyre personale.

Në pyetjen e gazetarit të portalit ShqipMedia se duke i marrë parasysh këto përvoja jo edhe aq të këndshme, A do të ishin regjistruar edhe një herë si vullnetarë në ndonjë OJQ? 

70% nga të anketuarit u shprehën se: Jo, asnjëherë nuk do ta provonin më.

40% nga ata thanë se: Do e kishin provuar përsëri por në asnjë mënyrë në të njejtën organizatë.

 

Pregaditi: Ardit Ramadani

Komentet
Top