Djali i tezes i Xhevat Ademit bëhet funksionar shtetëror – FOTO

ademi.jpg

Xhemail Jusufi djali i tezes i Xhevat Ademit deputeti të BDI-së është menaxheri i ri i “Elem turs”. Jusufi vjen nga Universiteti i Tetovës dhe vite me radhë ka punuar si udhëheqës i çështjeve juridike, administrative dhe teknike.

“Elem turs” është degë e Shoqatës Aksionare “Elem”. Ajo u themelua që të menaxhojë me qendrën rekreative “Kodra e diellit”, hotelet “Kodra e diellit”, dhe “Sllavija”, qendrën skijuese “Kopanki” dhe “Molika” në Pelister, etj.

Xhemail Jusufi ka qenë edhe donator i BDI-së me 8 mijë euro në vitin 2016.

Komentet
Loading...
Top