Loading...

Xhevat Ademi e ka paraqitur pasurinë e fëmijëve të tij

ademi.jpg

Xhevat Ademi e ka paraqitur pasurinë e fëmijëve të tij, respektivisht ata janë evidentuar si “Bashkëpronarë në TD IC NJU Drajver SHPK”. ( Kompania që ka fituar tenderin 10 vjecar për dhënien e lejeve për makina për rajonin e Tetovës, Gostivarit, Dibrës ).

Brenda periudhës prej tre muajve deputetët Syrija Rashidi dhe Panço Minov p.eshojnë 173 mijë euro më tepër, kurse Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski peshojnë 217 mijë euro më pak, tregojnë të dhënat e fundit që funksionarët i kanë dorëzuar në Komisionin shtetëror për parandlçim të ko.rrupsionit (KSHPK).

Sipas analizës së bërë nga Scoop në kuadër të projektit PEP, pesë deputetë kanë blerë vetura të reja, kurse katër i kanë zëvendësuar veturat e vjetra me të reja. Në listat e reja ka edhe kredi të reja, h.ua dhe rroga, transmeton Gazeta Lajm.

Deputeti Xhevat Ademi e ka paraqitur pasurinë e fëmijëve të tij në listën e pasurisë, respektivisht ata janë evidentuar si “Bashkëpronarë në TD IC NJU Drajver SHPK”. Këtë pjesëmarrje Ademi e ka vlerësuar 5.016 euro me çka vlera e pasurisë së tij është rritur në 214 mijë euro.

Deputeti Syrja Rashiti e ka shtatëfishuar vlerën e pasurisë nga 23.600 në 159.614 euro.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media