“Do të vras familjen”, kërcënohet mbrojtësi i Liverpulit

auto_Liverpool1509474601.jpg

Mbrojtësi i Liverpulit dhe i Kroacisë Dejan Lovren ka ndarë kërcënimet që i kanë ardhur në adresë të tij me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

“Unë do të të vras familjen, more kroat i ndyrë”, ka qenë mesazhi i dërguar në adresë të futbollistit. Kroati e ka përshkruar kërcënimin si të neveritshëm, duke thënë se vetëm persona që janë realisht të neveritshëm bëjnë të tilla veprime.

Për kroatin, kërcënimet tregojnë më shumë për ata që i bëjnë këtë gjëra sesa për atë vetë si profesionist në kampionatin anglez.

“Unë nuk mund të injoroj dot mesazhe kërcënuese që më vijnë. Kur familja ime kërcënohet unë ndihem sigurisht keq. Nuk mundet asesi që ta pranoj këtë gjë. Është e neveritshme”, deklaroi Lovren.

Menaxheri i Liverpool Jürgen Klopp ka folur paksa ashpër në fillim për futbollistët e tij për shkak të humbjes ndaj Totenhamit 4:1, por më tej tha se mbi të gjitha është njerëzor.

Komentet
Top