Dokumentet e Wikileaks zbulojnë lidhjen mes CIA dhe NSA me grupin Ekuacion

0-80.jpg

Dokumentet e CIA publikuar nga Wikileaks të Marten konfirmojnë atë që të gjithë kishim dyshime, Agjencia dhe NSA-ja ishin përgjegjëse për maluerët dhe operacionet e hakimit të grupit Ekuacion.

Informacionet e para të ekzistencës së këtij grupi dolën në 2015-ën dhe u dokumentuan nga Kaspersky Lab. Njihet si një prej grupeve më të fuqishme të spiunazhit kibernetike në botë bazuar në mjetet e sofistikuara që posedojnë dhe jetëgjatësinë e operacioneve të tyre që datojnë nga 1996.

Mjetet dhe teknikat e përdorura nga grupi Ekuacion kishte një ngjashmëri të frikshme me sekretet e dokumentuara të NSA nga ish kontraktori Edward Snowden në 2013-ën.

Dokumentet e reja të CIA-s përmbajnë diskutime mes anëtarëve të NSA pas hetimeve të Kaspersky. Diskutimet fokusoheshin kryesisht në atë çfarë grupi Ekuacion bëri gabim duke krijuar mundësinë e zbulimit nga Kaspersky. Qëllimi ishte që ekipet kibernetike të CIA të mësonin nga këto gabime dhe ti shmagnin në të ardhmen.

Një prej gabimeve të grupit ishte përdorimi I kriptografive të përshtatura në vend që të bazoheshin në libraritë standarte të OpenSSL dhe Microsoft CryptoAPI. Dokumentet nuk i referoheshin grupi në cilësinë e NSA-së por të një zyre të quajtur “Tailored Access Operations,” një divizion i madh i specializuar në zhvillimin e mjeteve të hakimit për infiltrimin e sistemeve kompjuterike të huaja.

Analiza e CIA tregonte sesi hakerat mund të shmagnin zbulimet në të ardhmen duke studiuar raportet e sigurisë. Kjo ngre pyetjen nëse kompanitë e sigurisë duhet të publikojnë metodat e tyre për të zbuluar lidhjet mes maluerëve.

Komentet
Top