Loading...

Donacione tradicionale për festat e fundvitit nga EVN Maqedoni

rsz_img_0680.jpg

EVN Maqedoni filloi me realizimin tradicional të donacionave për festat e fundvitit. Për familjet e rrezikuara sociale janë donuar paketa me produkte ushqimore në bashkësitë fetare.

Vullnetarët në mensën e të varfërit “Petar dhe Pavle” në Kishën Pravosllave në Maqedoni me vendbanim në Gjorçe Petrov dhe këto festa do të kenë mundësi t’i presin me ushqime për besimtarët të cilët i vizitojnë këto kuzhina. EVN Maqedoni donoi produkte ushqimore ku priftërinjtë do t’i ndajnë për të gjithë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore apo që jetojnë në zonat e largëta rurale.

“EVN Maqedoni me donacionet e festave të fundvitit e rrumbullakson ciklusin dhe bashkpunimin me bashkësitë fetare gjatë periudhës së vitit. Është ndjenjë e mirë dhe e veçantë momenti kur të jepet mundësia për t’ju dalë në ndihmë njerëzve në nevojë. Po shpërndajmë ndihma për një numër të caktuar qytetarësh që janë në nevojë dhe, shpresoj që do t’i gëzojmë sado pak duke ua pasuruar tryezën festive të fundvitit!, theksoi Atanas Kovaçevski zëdhënës i EVN Maqedoni.

Paketat me ushim EVN i donoi dhe për Bashkësinë Fetare Islame. Në hapësirat e BFI-së në Shkup u shpërndanë një pjesë e donacionve ku besimtarët do t’i gëzojmë sado pak duke ua pasuruar tryezën festive të fundvitit, atëherë ku shpërndajmë dashuri, mirësi dhe mirëkuptim. Paketat me ushqim do të shpërndahen dhe në objetet e tjera fetare të BFI-së në të gjithë Maqedoninë.

Mustafa Dauti nga organizata humanitare “Hilal” pranë BFI-së dhe prifti Ivica Todorov, shprehën falëndërimet për bashkëpunimin dhe donacionet të cilat EVN tradicionalisht i realizon që 9 vite. Për besimtarët nga familjet e rrezikuara sociale, këto donacione janë të mirëpritura.

Donacionet e fundvitit do të rrumbullaksohen me donimin e veshmbathjeve të nxehta për fëmijët për kategoritë e rrezikuara sociale në të gjithë Maqedoninë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, EVN Maqedoni do të organizon ngjarje për shpërndarjen e dhuratave të fundvitit.

Komentet

Leave a Reply

Top