Dorëhiqet edhe kryetari rinor i Aleancës për shqiptarët nga Kumanova

img_7499.jpg

Kryetari i rinisë së Aleancës për shqiptarët në Kumanovë ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Rinisë në Kumanovë dhe nga Anëtari i kryesisë degës së Kumanovës.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook. Beqir Xheladini ka thënë se tash e një kohë është zhvilluar një fushatë linçuese dhe denigruese ndaj tij nga disa aktivistë të Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të tij:

Të dashura aktiviste dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët,

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët,

I nderiar z. Kryetar Ziadin Sela.

Më lejoni që fillimisht të shpreh nderin, kënaqësinë dhe falënderimin tim të përzemërt për mundësinë e të qenit pjesë e një organizate të jashtëzakonshme politike. Vitet e angazhimit tim politik si pjesë e Aleancës për shqiptarët. paraqesin pa dyshim periudhën më përmbushëse dhe më të rëndësishme të jetës time.

Unë u bëra pjesë e Aleancës për shqiptarët me besimin e plotë në vlerat, konceptin politik që ajo përfaqësonte, dhe me përkuljen dhe respektin e thellë për vajzat dhe djemtë që e ndërtuan dhe mbajtën gjallë këtë organizatë politike.

Përkundër gjithë kësaj, nuk mund të fsheh faktin që viti i fundit ishte nga më të pikëllueshmit dhe neveritësit të jetës time. Ashtu siq është edhe ky vendim i imi, për të parashtruar para jush dorëheqjen time të parevokueshme nga të gjitha pozitat në strukturat e Aleancës për Shqiptarët nga pozita e Kryetarit të Forumit Rinor dhe Anëtar i kryesisë degës së Kumanovës.

Tanimë dihet që problemi aktual në Degën e Kumanovës dhe e keqja e organizimit politik e ka emrin Elmi Aziri. Dhe ka filluar që në Korrik kur u emërua si funksionarë i Aleancës dhe zv.ministër pa miratimin e degës por i emëruar nga “lart” siç edhe na e kumtuan lajmin në degë.

E rëndësishme këtu është se gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur një ftohje të njëanshme dhe të paspjegueshme të raporteve nga qarqe të ndryshme të degës së Aleancës ndaj meje dhe shumicës së anëtarëve të cilët nuk u pajtuan me nepotizmin e z.Elmi Azirit i cili arritje të vetme gjatë qeverisjes së Aleancës arriti ti punësojë vetëm anëtarët e familjes së vet dhe nuk arriti të paktën ti sigurojë edhe disa vota më shumë në vendvotimin e tij ku edhe kishte humbur si funskionarë i dyfishtë i Aleancës me funskion partiak NËNKRYETAR dhe ZV. MINISTËR I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE.

Shumë shpejtë më është thënë nga kreu i Aleancës që unë jam identifikuar si pjesë desktruktive megjithëse kam ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm dhe kam organizuar celulat e para të Forumit Rinor të Aleancës. Edhe pas gati një viti nga fillimi i kësaj krize, e edhe pse e kam kërkuar, nga z.Ziadin Sela unë ende nuk kam marrë asnjë shpjegim racional, të bazuar e të shëndoshë për një kualifikim të tillë se kinse unë dhe grupi i pakënaqur nga vendimet e sjellura nga “lart” pa miratimin e degës u akuzuam se kemi punuar në dëm të Aleancës dhe kemi ndihmuar partianë e Zoran Zaevit.

Asnjë spjegim nuk e pres e as nuk ua dua!

Por një gjë të jeni të sigurt kështu nuk vazhdojmë përpara…

…sepse në zgjedhjet e fundit parlamentare ua sigurova 600 vota të pastra të rinisë më të bukur e më të përvuajtur të Kumanovës dhe ato vota i rritëm në 900 në zgjedhjet e fundit , kishim shpresë se kësaj rradhe kjo rini nuk do anashkalohet por do përfaqësohet denjësisht por u zgënjyem dhe posedojmë fakte për këto fjalë që po i shkruaj me neveri të cilat nuk do të kisha dashur ti shkruaja e as ti lexoj asnjiherë…

Ajo që unë ndërkohë kam kuptuar është se ka pasur një fushatë sistematike anashkaluese dhe të fshehtë anëmbanë aktivistë të caktuar që thirreshin në emër të mbrojtjes së Ziadin Selës më 27 Prill.

Shpifje të ulëta, fushatë denigruese brenda dhe jashtë Aleancës gjithnjë në kuadër të luftimit të armikut imagjinar. Një përvojë neveritëse dhe tepër zhgënjyese në “Lëvizjen për reforma PDSH” por nuk ndodhi asnjiherë ju ngelët vetëm një strukturë Thaçiste dhe kopje e keqe e Menduh Thaçit.

E njejta vazhdoi në mënyrë edhe më të përshkallëzuar në fushatën e zgjedhjeve lokale. Ngaqë i konsideroja zgjedhjet tepër të rëndësishme për qytetin dhe pas përvojës së fundit kemi kërkuar një takim urgjent me z.Ziadin Selën për të adresuar shqetësimet e tona.

Për ti a sqaruar të gjitha ato që ndodhën në zgjedhjet e kaluara se si u bojkotuan zgjedhjet parlamentare.

Ajo që pasoi përgjatë pjesës tjetër të fushatës ishte edhe më zhgënjyese.

Sulmet u intensifikuan, perpjekje për sabotim të aktiviteteve.

Të njejtin shqetësim ia kemi ngritur pas disa ditësh edhe drejtuesit të shtabit qëndror zgjedhor, Elmi Azirit tani koordinator për zonën numër 2 për organizimin e kongresit në mbledhjen e fundit, rezultati ishte i njejtë ” UNË VENDOSI PËR KUMANOVË” ishte përgjigja…

Sot është hera e parë që unë deklarohem në lidhje me krizën në Aleancën për shqiptarët.

Sot unë qëndroj ballëlartë e kokëngritur prapa meje me shumë rinistë dhe aktivistë të cilët sakrifikuan gjithçka për këto vite sa ishim pjesë e forumit rinor dega Kumanovë, sepse asnjiherë nuk i tradhëtuam parimet e as nuk favorizuam qarqe të ndryshme nga “lart” .

Ishim ato që rrespektuam hierarkinë e partisë dhe rrespektuam statutin që po shkilet dhe u coptua e nuk u rrespektua nga vetë ju të cilët e shkruat e e përpiluat.

Apo mos vallë kjo ishte vetëm një copë letre për ta prezantuar në televizione e debate sepse ne asnjiherë nuk e gëzuam asnji ligj të shkruar në të.

Sot ju drejtohem juve z. Ziadin Sela nëse ke menduar se ky projekt i quajtur Aleanca për shqiptarët prodhon minj të ri laboratorik ta kesh parasysh se ke hasur në njerëz të gabuar por jo tradhëtar, por të tradhëtuar nga kauza për të cilën e filluam epokën e Ziadin Selës, epokë e cila çdo ditë e më shumë sa shkon e zbehet.

Nëse ke menduar të na njollosesh ke gabuar sepse mbrapa neve është nderi që na mbulon, nëse ke menduar se përsëri do të zhbëhemi ta keni parasysh ju dhe gjithë qarqet e caktuara tuajat dhe misionet apo papërgjegjësitë në rastin më të keq mosdija e ngjarjeve ju bën të jeni kaq skeptik dhe i pa informuar…

Sot më 10 Shkurt 2018

Unë dhe forumi rinor dega Kumanovë japim dorëheqje të parevokueshme nga gjitha funskionet partiake në Aleancën për Shqiptarët.

Sinqerisht :

Beqir Xheladini

Themelues i Aleancës për shqiptarët

Kryetar i forumit rinor Kumanovë

Anëtarë i kryesisë – Dega Kumanovë

Komentet
Top