Dorëzohet i dyshuari kryesor për vrasjen në “Barcode” në Tetovë

barcode1-1.jpg

I dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur dy javë më parë në lokalin “Barcode” në Tetovë, sot është dorëzuar vullnetarisht në policinë e Shkupit. Policia e këtij rajoni theksoi se i dyshuari R.J, 30 vjeç nga Reçica e Madhe u dorëzua vullnetarisht në polici.

Zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski theksoi se R.J dyshohet për vrasjen e 22 vjeçarit A.A nga Poroji i Tetovës, gjatë një incidenti që ndodhi në lokalin “Barcode” në Tetovë. Sipas tij, i dyshuari ka dorëzuar edhe armën e zjarrit me të cilin dyshohet se ka kryer incidentin dhe vrasjen. Policia ndaj tij dhe të dyshuarit të dytë A.M, 23 vjeç është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Komentet

Leave a Reply

Top