Loading...

Draft-ligji iu kërkua BDI-së për shkak të neutralitetit të saj

BDI_Selia.jpg

Katër partitë kryesore dhe faktorit ndërkombëtar, në Marrëveshjen e Përzhinos kishin rënë dakord që të përgatitet një draft-ligj për ndalimin e publikimit të ashtuquajturave “Bomba të Zaevit”. Burime tona të sigurta në palët e bisedimeve, theksojnë se gjatë kësaj marrëveshjeje, me insistimin e ndërkombëtarëve në bisedime, ishte kërkuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim që të përgatitë një draft-ligj, i cili do të ishte më neutral në raport me VMRO-në dhe LSDM-në, të cilat ishin të acaruara tejmase ndërmjet veti. Konform asaj marrëveshjeje, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, kishte përgatitur propozim-ligjin për ndalimin e publikimit të bombave. Mirëpo, në momentin kur ky propozim-ligj doli në opinion dhe u kundërshtua nga të gjitha palët, madje edhe nga dy partitë kryesore maqedonase, atëherë ka shpërthyer reagimi i ashpër edhe i deputetit Xhaferi ndaj tyre. Duke qenë një “viktimë kolaterale” në gjithë këtë rast, deputeti Xhaferi e ka tërhequr nënshkrimin e tij nga propozim-ligji në fjalë, që i njejti ende të bisedohet dhe të përpunohet nga grupet e ekspertëve dhe ndërkombëtarët. Përndryshe, burimet tona nga BDI theksojnë se në asnjë rast nuk mund të bartin përgjegjësi për këtë situatë, derisa kjo parti nuk ka qenë caku kryesor i atyre “bombave”. Madje, të gjithë përfaqësuesit e kësaj partie, përfshirë edhe kryetarin Ahmeti, vazhdimisht kishin kërkuar që të publikoheshin të gjitha “bombat”, edhe atëherë kur nuk kishte marrëveshje politike dhe as prokuror special. “Tani që ka një ndryshim rrënjësor të situatës, BDI punon në tejkalimin e krizës dhe insiston që të zhvillohet një fushatë korrekte e demokratike, e jo me sharje e shantazhe, të cilat do ta defokusonin opinionin nga kërkesat dhe nevojat reale të qytetarëve në periudhën e ardhshme katërvjeçare”, shprehen nga BDI. Burimet tona ndërkombtare thonë se deri më 20 tetor, do ketë ligj të tillë, i cili do të del nga vullneti i të gjitha partive politike./Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top