DRAMA E OPOZITËS

26755236_10156233048985992_230180747_n.jpg

Shkruan:Armend Fazliu

Budallenjtë nuk e kuptojnë që më gjujanë me plumba qorr. Zhurmë bëjnë, aq sa polli një mi. Po më akuzojnë pse lexoj. Pra pse si gënjej. Një iner-konflikt me intelegjencën. Nisur nga ky argument i stisur vetëm mund të shkrihesh duke qeshur. Sepse i bjen që moderatorja e edicionit të lajmeve, të mbaj mend gjithçka. Edhe kumtimin e rreshjeve. Edhe sportin. Nejse.
Ua bëj like për mënyrën që më trajtojnë. I inkurajoj të vazhdojnë. Sepse i admiroj në tentativën e tyre për të bërë dy vrima në ujë.

Janë totalisht amatorë. Në një nivel mjaftë të ulët intelektiv. Saqë tragjedia e tyre që humbën zgjedhjet, tashmë ka kaluar në një nivel komik. I ka shpartalluar humbja. I ka ç’orientuar rezultati. Shqiptarët tallen me ta.

Me mua personalisht të dy grupet janë të mllefosur, sepse më ka qëlluar prognoza. Po nuk ke bazament moral, nuk mund ti kërkosh drejtësi tjetrit. Aq dini. Aq kuptoni.

I.
BESA ka problem serioz. Sepse menyra e skemës së ndërtimit të partisë ishte si shoqëri private aksionare. Skishte gene politike. Diskursi përfshihej vetëm nga mllefi, shpifja, dhe nga paftësia për tu ulur në tavolinë. Meqë gjithëçka ndahej, u nda edhe lidershipi. I vetmi element që nuk negociohet. Në këtë proçes rrugës, Bilalli doli si aksident politik. Dhe në fakt është përkufizimi më i drejtë që mund ti bëhej.

Meqë ata preferojnë më shumë dersin, se sa ligjeratën. Po ua sjell në kujtesë një histori. Atë të luftës midis Aliut r.a. dhe Muaviut r.a. Të dy burra të mëdhenj. Por përfundimi i luftës kush ishte? Ndarja. Më saktësisht ndarja e pushtetit.
Përveç asaj që të dy grupet nuk janë as në nivelin e shembullit në fjalë.
Prandaj lirisht mund ti kategorizoni në kohën e shkuar. BESA ishte. Pra, nuk është më.
Thënë ndryshe, financimi nuk pranon më të sponzorizojë kreun aktual si lider i partisë. Ky i fundit mund të gjej alternativa tjera financiare. Që mund ti krijojnë hipoteka të reja. Por tashmë është vonë, sepse nuk dominon antarsinë. Përfundimi do jetë pikiat. Kurba do filloj të bjerë. Dhe shenjën e parë e ka dhënë në zgjedhjet lokale. Kjo rënie do vazhdoj. Deri ku? Deri tek Demokracia e RE. ”

Kush do ta marë partinë? Atë do ta vendos gjykata. Pra sistemi do e përcaktoj me short të levërdishëm. Ky vendim do të prodhoj edhe çarjen përfundimtare.

II.
ALEANCA pësoi ritje në zgjedhjet e fundit, për një arsye të thjeshtë: Pushtetit. Çdo individ që ishte hasmëruar më BDI-në dhe donte të ishte pjesë e pushtetit, kishte një adresë të thjeshtë, Aleancën. Këtë fakt Zijadini e nuhati përpara Besatarëve. Dhe bëri lëvizjen e duhur kur pranoi të ishte pjesë e qeverisë dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit. Dalloi në sjellje. Maturimi është cilësi e shtetarit. Por kjo ishte shumë pak.
Sepse ai nuk nguroi të filloj të matej me Skenderbeun. Nuk hezitoi ti dukej vetja si Rilindasi i fundit i çështjes kombëtare.
Atë moment, futi në xhep bombën me sahat, sekondat e së cilës janë fatale. Humbja në Strugë tregoi që nuk ishte i aftë të luante në skakierën e shahut politik. Dhe ju desh shumë pak Ali Ahmetit, të i merte mbretëreshën. Strugën.

III.
Partitë politike, janë grupe interesi. Politika është forcë. Jo miqësi. Këtë e kuptojmë çdo ditë.
Aleanca për dallim nga BESA e ka zgjedhur figurën e liderit. BESA është në krizë. Ajo që i mungon Aleancës janë Financat. BESA i ka. Por nuk di se ku ti investojë. Një krizë e dyfishtë.
Nuk mund të keshë një shtrirje të subjektit pa para. Korpusi mbase edhe mund të përballoj grevën e urisë. Antarsia e thjeshtë jo. Ata duan, punësim. Premtim. Shërbim. Investim. Besim. Ata duan, favore. Të cilat nuk mund ti japësh pa pushtet. Nuk mund ti frymëzosh nga doktrina. Nuk mund ti bësh nga vullneti. Nuk mund ti ofrosh nga programi. Ata nuk priren nga karizma. Sepse shqiptarët janë një popull që kanë një nuhatje të hollë politike. Ua ka imponuar nevoja. Pabesia e elitave maqedonase. Ata janë gjithëmonë dyshues. Por çuditërisht ata e ndjejnë intensionin e sinqeritetit.

Jam i sigurtë se po të bëhej një sondazh do të ishim populli më POLITIK në rajon, dhe më pak i qeverisur. Fakti që jemi qeverisur kaq pak, na bën kaq dyshues dhe të mllefosur ndaj elitave.

IV.
Në zgjedhjet e fundit shqiptarët, bënë një ndarje mjaftë domethënëse të pushtetit. Dërguan në histori PDSH-në. Faktorizuan opozitë BESËN. Lanë forcë lëvizëse ALEANCËN. Dhe i dhanë verdiktin përfaqësues, jo të plotë, edhe njëherë BDI-së. Dyshim, që kjo e fundit e arsyetoi mëpastaj, me përcjelljen e Gruevskit në histori.

Lëvizje të mëdha priten në 2018. Antarsimi i Maqedonisë në NATO do ti jep përfundimisht fund, dilemave të “Thellësisë Strategjike” dhe “Ruse”. SHBA-të janë e vetmja garancë për stabilitetin rajonal. Dorëheqja e Hoyt Brian Yee nga pozita e asitentit të zv/Sekretarit të Shtetit, rikonfirmoi ardhjen e tijë si ambasador në Shkup. Gjest që flet për zhvillime të reja në rajon.

Në politikë ka një rregull: Kur të bjer perdja, duhet të jeshë në skenë.

Komentet
Top